Lazim Destani: Shkëndija, një krenari që rritet çdo ditë

Fitorja e fundit e KF Shkëndijës ndaj kampionit të Rumanisë nuk ishte thjesht një triumf sportiv,ishte një moment historik që u shtua me krenari në faqet e lavdishme të klubit. Një fitore e madhe që erdhi pas plot 12 vitesh përkushtim, sakrifice dhe besimi të palëkundur në një ëndërr të përbashkët. Lazim Destani, njeriu që qëndron pas suksesit të Shkëndijës, me fjalë të ndjera dhe plot emocion, shprehu urimet për këtë arritje, duke vënë theksin jo vetëm te loja, por te gjithë rrugëtimi që ka çuar deri këtu. Ai falënderoi të gjithë tifozët dhe mbështetësit e klubit, duke nënvizuar se kjo fitore nuk është vetëm e Shkëndijës, por e të gjithë atyre që besojnë në këtë emblemë dhe në ngjyrat kuqezi.
“Pas 12 vite financimi e përpjekjesh të palodhshme, arritëm aty ku të gjithë dëshironim ta shohim Shkëndijën”, u shpreh ai, duke i dhënë kështu vlerën e duhur një projekti që nuk u ndërtua në një natë, por me durim, përkushtim dhe dashuri të pakushtëzuar për futbollin dhe për rininë. Në këtë sukses nuk mungoi as mirënjohja për Ecolog-un, një shtyllë e fuqishme pas klubit, që sipas z. Destani “ma plotësoi dëshirën dhe më nderoi duke i qëndruar prapa klubit pandërprerë”. Është ky bashkëpunim i qëndrueshëm që ka ndihmuar Shkëndijën të ndërtojë një identitet të fortë dhe të respektohet në arenën ndërkombëtare.

Sot, ëndrra vazhdon. Me një fokus të qartë drejt suksesit dhe objektivit madhor, pjesëmarrjes në Champions League, klubi po ecën përpara me hapa të sigurt. Kjo është një rrugë që kërkon jo vetëm lojë të mirë në fushë, por edhe mbështetje të sinqertë nga jashtë saj. Prandaj, z. Destani ka bërë thirrje për kulturë sportive, për vetëpërmbajtje dhe dinjitet: “Të mos biem pre e provokimeve. Të mos lejojmë gjuhë urrejtjeje, sepse këto nuk na përkasin dhe nuk e përfaqësojnë kulturën tonë.”Ai e cilëson tifozin si lojtarin e 12-të, dhe me plot të drejtë. Sepse janë ata që e bëjnë atmosferën të zjarrtë, ata që ngjallin emocione dhe frymëzojnë lojtarët në fushë. Dhe kjo mbështetje duhet të vazhdojë, gjithmonë duke ruajtur imazhin e shkëlqyer që Shkëndija ka ndërtuar ndër vite.Shkëndija mbi të gjitha! Kjo thirrje nuk është vetëm një slogan ,është besimi i një populli, forca e një komuniteti dhe krenaria e një historie që po shkruhet me mund, me dashuri dhe me dinjitet.

albaniaexpress.al

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Ish deputetja e PD ,Zheni Gjergji emërohet Drejtoreshë e Spitalit Rajonal “Dr. Xhaferr Kongoli” Elbasan

Me një vendim të autoriteteve përgjegjëse në sektorin shëndetësor,...

Praga i jep fund skuterëve elektrikë, qyteti synon rrugë më të sigurta për këmbësorët

Praga ka vendosur të ndalojë marrjen me qira të...

Një portier për historinë; Neuer, ‘gardiani’ me 363 fitore në Bundesligë, askush si ai

Bayerni i Mynihut të shtunën mori një fitore shumë...