Lapaj rikthehet në protestë para Kryeministrisë

Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj u rikthye sërish në protestë para selisë së Kryeministrisë, pasi la ambientet e Spitalit të Traumës, ku mori ndihmën dhe trajtimin e nevojshëm mjekësor pas një incidenti me ngrohësen e gazit.

Lapaj i bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen dhe të protestojnë kundër kryeministrit Edi Rama deri në rrëzimin e qeverisë.

“Rama e ka vendosur precedentin e çadrës nuk e kam vendosur unë. Këtij i duket Republika si pronë private. Ramës po i themi që ka vjedhur Republikën bashkë me kolegët. Nuk e them unë e thotë gjykata. Unë mendoj që në këtë vend ka shumë për të protestuar”, tha ai.

Lapaj paralajmëroi se do të vazhdojë protestën para kryeministrisë edhe nëse procedohet nga policia.

Efektivë të policisë së Shtetit kanë ndërhyrë në orët e vona të mbrëmjes së djeshme për largimin e çadrave të ngritura para kryeministrisë nga kryetari i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj dhe mbështetës të tij.

Ata janë përplasur me punonjësit e policisë duke kundërshtuar këtë vendim.

Gjatë këtij aksioni, dyshohet se Lapaj është lënduar në kokë nga një prej bombolave të gazit dhe është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

“Shqipëria Bëhet” po proteston pa ndërprerje që prej datës 8 dhjetor para godinës së Kryeministrisë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Protesta në Maqedoninë e Veriut, Gazmend Bardhi: Shqipja nuk negociohet

TIRANË, 6 prill /Albania Express News/ – Kreu i...

Trump përsërit kërcënimet ndaj Iranit: Nëse Teherani nuk dorëzohet, do të godasim çdo urë dhe termocentral

Presidenti amerikan Donald Trump përsëriti kërcënimet ndaj Iranit për...

“Speci 450 lekë, çmime të çmendura”/ Braçe monitoron çmimet e perimeve në Tiranë: Nuk ka lidhje nafta, por…

Socialisti Erion Braçe ka kritikuar sërish rritjen e fruta-perimeve,...