LAJMI I FUNDIT /Dy të dyshuarit e rrezikshëm vetëdorëzohen pas 15 orësh rrethim nga RENEA; dyshohet lidhja me një grup terrorist

Pas afro 15 orësh rrethim intensiv nga forcat RENEA dhe struktura të shumta të Policisë së Shtetit, Julian Cumrraku dhe Arben Uka janë vetëdorëzuar mbrëmjen e sotme, duke i dhënë fund operacionit të tensionuar që zhvillohej në zonën e Oroshit.

Gazetari i Albania Express News raporton se dorëzimi i tyre u bë i mundur pas ndërhyrjes së familjarëve, të cilët u bënë thirrje të dy të dyshuarve të linin armët dhe të dorëzoheshin paqësisht. Motrat dhe vëllezërit e tyre kanë negociuar për disa minuta me ta, duke arritur që Cumrraku dhe Uka të dalin nga banesa ku fshiheshin.

Fshiheshin në një banesë të braktisur – dyshohet se ishin të armatosur rëndë

Të dy të dyshuarit fshiheshin në një banesë të braktisur në Orosh, ku fillimisht u pikasën nga efektivët e policisë së Pukës. Pas identifikimit të vendndodhjes, në ndihmë mbërritën menjëherë forcat elitare RENEA, duke rrethuar zonën dhe duke ndërmarrë masa të forta sigurie, pasi informacionet paraprake flisnin për armatime të rënda.

Burime nga policia dyshojnë se të dy të arrestuarit mund të jenë pjesë e një grupi me elementë terroristë, çka çoi në ngritjen e një perimetri të gjerë sigurie dhe aktivizimin e njësive speciale.

RENEA nis kontrollin në banesë – dyshime për eksploziv

Menjëherë pas vetëdorëzimit, forcat RENEA po përgatiten të hyjnë në objekt me qen të specializuar, për të kontrolluar nëse në ambientet e braktisura ndodhen eksplozivë, armë apo materiale të tjera të rrezikshme që mund të kenë lënë pas.

Operacioni në Orosh vijon, ndërsa pritet që policia të japë informacion zyrtar mbi provat e sekuestruara dhe lidhjet e mundshme të dy të dyshuarve me aktivitetet kriminale që po hetohen.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Protesta në Maqedoninë e Veriut, Gazmend Bardhi: Shqipja nuk negociohet

TIRANË, 6 prill /Albania Express News/ – Kreu i...

Trump përsërit kërcënimet ndaj Iranit: Nëse Teherani nuk dorëzohet, do të godasim çdo urë dhe termocentral

Presidenti amerikan Donald Trump përsëriti kërcënimet ndaj Iranit për...

“Speci 450 lekë, çmime të çmendura”/ Braçe monitoron çmimet e perimeve në Tiranë: Nuk ka lidhje nafta, por…

Socialisti Erion Braçe ka kritikuar sërish rritjen e fruta-perimeve,...