Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka thirrur dy seanca parlamentare për ditën e martë, njëra në orën 10:00 dhe tjetra në orën 17:00. Në seancën e parë do të shqyrtohet procesverbali i seancës plenare të datës 12 shtator, si dhe disa projektvendime, përfshirë zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit, sekretarëve të Byrosë dhe anëtarëve të Byrosë së Kuvendit.
Seanca e dytë parashikon shqyrtimin e projektvendimeve për zgjedhjen e kryesive të komisioneve të përhershme në Kuvend. Kjo zhvillim vjen në prag të votëbesimit të Qeverisë Rama 4, i cili do të nisë të enjten dhe parashikohet të përfundojë të premten. Pas marrjes së votëbesimit, kabineti i ri do të betohet mbi Kushtetutën në Presidencë.
Një pikëpyetje mbetet lidhur me anëtaren e 17-të të kabinetit, ministren virtuale Diella. Në dekretin presidencial për emërimin e qeverisë specifikohet se Kryeministri ushtron përgjegjësinë “për ngritjen dhe funksionimin e ministrit virtual të Inteligjencës Artificiale, Diella”. Megjithatë, mbetet e paqartë se si do të zhvillohet ceremonia e betimit për të, dhe nëse kryeministri do të mund të betohet në vend të saj. Këto detaje pritet të sqarohet në ditët në vijim.