Kushtetuesja ndal zgjedhjet në Tiranë – përplasja Begaj–Veliaj merr tjetër drejtim

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të pezullojë dekretin e Presidentit Bajram Begaj për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme në Tiranë më 9 nëntor, pas ankesës së paraqitur nga ish-kryebashkiaku Erion Veliaj.

Në kërkesën e tij, Veliaj argumentonte se dekreti ishte antikushtetues, duke theksuar se mandati i kryetarit të bashkisë nuk është personal, por “përfaqëson sovranitetin e qytetarëve të Tiranës”.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese pezullon përkohësisht procesin elektoral, derisa të shqyrtohet në themel kushtetutshmëria e dekretit presidencial. Kjo çështje ka ngjallur debat politik dhe juridik, duke shtuar interesin publik për mënyrën se si do të interpretohen kompetencat e Presidentit në raport me institucionet vendore.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Skandali me fondet bujqësore, prokuroria europiane kërkon heqjen e imunitetit për 11 deputetë të Parlamentit grek

Prokuroria Evropiane ka dërguar në Parlamentin grek një dosje...

Medalje, rekorde dhe krenari: Elbasani shpallet nënkampion i vendit në peshëngritje

Klubi Shumësportësh Elbasani ka konfirmuar edhe një herë traditën...

Shqipëria 17 vjet në NATO, Begaj: Faktor stabiliteti dhe sigurie në Aleancë

TIRANË, 1 prill /Albania Express News/ Presidenti i Republikës,...