Kur monopatinat bëhen më të rrezikshme se korrupsioni

Nga Lutfi Dervishi

Monopatinat, rreziku kombëtar numër 1

Ministrja Diella, pas një update-i të suksesshëm të sistemit “Qytetarët Ankohen v2.0”, mori një valë ankesash që s’e priste as serveri i saj emocional: monopatinat ishin bllokuar.

Sistemi i saj i alarmit brenda mendjes jo organike lëshoi menjëherë njoftimin:
“Attention: Unexpected User Experience Detected!”

Ju kujtua koha kur punonte asistente dhe e urdhëronin “copat e mishit”. Mori qëndrim ministror dhe i dha urdhër asistentes të nisë kërkimin në rrjet për “ligjshmërinë e bllokimit”, “afatet”, “paralajmërimet” dhe “rrugët alternative për qytetarët pa monopatina”. Rezultati? Error 404: Transparencë Not Found.

Diella mori komandën manuale dhe u fut vetë në sistem. U përpoq të kuptonte pse ishte më urgjente ndalimi i monopatinave sesa ndalimi i ndonjë hajduti të tenderëve që nxitonin nëpër ministri me “katerfenersha”.
Nga të dhënat që analizoi, ajo kuptoi diçka tronditëse:
dy arritjet më të mëdha të Ministres së Brendshme në punën e saj deri më tani ishin:
1. Bllokimi i një zv/ministri sepse pinte cigare,
2. Bllokimi i monopatinave sepse “kishin shtuar aksidentet”.

Diella kërkoi gjithë pasditen numrin e të vrarëve nga monopatinat. As databaza “INSTAT- Mortality 2025” nuk kishte të dhëna.
Sistemi sërish u përgjigj: Error 404 – victims not found.

Ironikisht, në të njëjtin server qeveritar ekzistonte një tjetër dosje: “Vrasje gjyqtari në zyrë”. Aty, ministrja kishte komentuar se “siguria e godinave nuk është punë e policisë”.
“Sleeping mode”?!

Diella bëri një brainstorm me veten:
“Makina vrasin çdo ditë humans… pse nuk i bllokojmë edhe ato? Me një vendim zgjidhim tre probleme: aksidentet, trafikun dhe ndotjen e ajrit. Një one-click solution, siç e quaj unë në gjuhën e politikës digjitale!”

Pastaj, me gjithë seriozitetin e një softueri që sapo ka bërë reboot, ajo ia paraqiti planin Diellit. Por Dielli u ngrys dhe tha me zë të ngrysur si dark mode: “Ti, Diella, nuk je këtu për të fiksuar realitetin. Je këtu për të fiksuar perceptimin. Aksidentet me makina janë tragjedi; aksidentet me monopatinë janë tituj interesant lajmesh! E ke pare sa like marr kur postoj lajme nga “hapësira publike?” Këto reforma shtet ndërtuese gjenerojne komente pozitive! Kjo është “user management, nuk është ‘debugging’ i rrugëve!
Tani, bind njerëzit se bllokuam monopatinat për të bërë shtet”

Diella mori një moment “processing…”, pastaj mendoi horizontalisht, vertikalisht, diagonalisht dhe… lëshoi verdiktin e saj final:

“Ka aksidente me avionë, me trena, me makina, me motorra… por asnjë s’është aq i rrezikshëm sa ai me monopatinë: aty humb jo vetëm ekuilibrin, por edhe dinjitetin!”

“Votuesi shqiptar është shumë i ndjeshëm – mund ta lësh pa ujë, mund ta lësh gjithë ditën në trafik, mund t’i rrisësh çmimet sa të duash, por po e preke në dinjitet nuk të fal!
Monopatinat vrasin dinjitetin ndërsa makinat vetëm njerëz!
Shqiptari për një dinjitet rron!”

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Kapotë për të gjithë pallatet, një vizion i ri për qytetin e Elbasanit

Procesi i rikonstruksionit të fasadave në Bashkinë Elbasan po...

Tragjedi në Itali: Tre karabinierë humbin jetën nga një shpërthim pranë Veronës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm...

Nga zëri i qytetarëve te politikat vendore: Elbasani shembull për qeverisje gjithëpërfshirëse

Në ambientet e Bashkisë Elbasan u zhvillua një takim...

Elbasani në qendër të fushatës “Mbrojtja Civile në Turne 2025”!

Në Ditën Ndërkombëtare për Reduktimin e Riskut nga Fatkeqësitë,...