Kur futbolli ndez pasionin: Egnatia–Elbasani me gjithë episodet e dyshimta

Ndeshja Egnatia – Elbasani u shndërrua në një spektakël të vërtetë futbolli, ku emocionet, tensioni dhe vendimet e diskutueshme të gjyqtarit Cjapi ishin protagonistë. Përveç golit të diskutueshëm të Elbasanit dhe penalltisë, loja pati momente të shumta ku VAR ndërhyri ose duhej të ndërhynte, ndërsa kartonët e verdhë dhe të kuq ndryshuan balancën e skuadrave. Çdo episod i dyshimtë, qoftë për faulle, penallti të pretenduara apo ndërhyrje të forta, krijoi debate që mbeten të paharrueshme dhe treguan se kjo ndeshje ishte më shumë se thjesht një duel për pikë – ishte një betejë ku çdo vendim arbitri ndikoi në rrjedhën e saj.

31’ – Gruda depërton në zonë dhe rrëzohet pas një kontakti me Lulajn. Vendasit kërkojnë penallti, ndërsa gjyqtaria Cjapi pret udhëzime nga VAR pasi ka lënë lojën të vazhdojë. Në fund ai ndëshkon Grudën me të verdhë për simulim.

44’ – Një nga episodet më të përfolura ndodhi në fundin e pjesës së parë. Në zonën e Elbasanit, Lulaj u përplas me Fangajn, duke e rrëzuar lojtarin e Egnatias. Loja nuk u ndal dhe në aksionin pasues, verdheblutë realizuan golin e avantazhit. Protestat e rrogozhinasve ishin të menjëhershme, me pretendimin se gjyqtari duhej të kishte akorduar penallti për ta. Pas konsultimit me VAR, vendimi u la në fuqi: goli u konsiderua i rregullt dhe jo faull në favor të vendasve. Një episod që mbetet i debatueshëm, pasi mund të kishte ndryshuar rrjedhën e ndeshjes.

56’ – Vetëm pak minuta pas pushimit, Egnatia kërkoi sërish penallti, këtë herë për një prekje të topit me dorë nga Lulaj brenda zonës. Por gjyqtari Cjapi lejoi lojën të vazhdonte dhe më pas VAR konfirmoi se vendimi ishte i drejtë.

85’- Tensioni në fushë u rrit ndjeshëm. Lulaj, kapiteni i Elbasanit, u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë pas një përplasjeje me Xhefersonin dhe la skuadrën e tij me 10 lojtarë. Pak minuta më vonë, edhe Egnatia mbeti me 10, pasi Fangaj u ndëshkua me karton të kuq direkt për një ndërhyrje të ashpër. Loja mori ngjyrat e një beteje të vërtetë, me ndërhyrje të forta dhe protesta të shumta. Të drejta vendimet e gjyqtarit.

95’ – Momenti tjetër i madh i ndeshjes. Bunjaku shpërtheu në kundërsulm dhe u rrëzua në zonë nga Xheferson. Gjyqtari akordoi penallti për Elbasanin dhe ndëshkoi Xhefersonin me karton të kuq direkt. Vendim i drejtë dhe i pastër, që nuk la shumë hapësirë për polemika.

99’ – Kulmi i dramës. Loukili mori përsipër ekzekutimin e penalltisë, por Dajsinani reagoi heroikisht duke pritur gjuajtjen. Në ribaund, Lajthia ishte i pari te topi dhe e shtyu atë në rrjetë, duke shpërthyer festën e verdhebluve. Megjithatë, VAR ndërhyri dhe pas disa sekondash komunikimi, goli u anulua me argumentin se Lajthia kishte hyrë në zonë para goditjes së shokut të skuadrës. Festa u shua menjëherë dhe gjyqtari akordoi goditje dënimi për Egnatian. Por në pamjet e përsëritura u duk qartë se jo vetëm Lajthia, por edhe Ruçi i Egnatias kishte hyrë brenda zonës para se të goditej topi. Sipas Nenit 14 të rregullores së IFAB-it, në raste të tilla penalltia duhet të përsëritej, pasi brenda zonës kishin hyrë lojtarë të të dy ekipeve. Vendimi për të dhënë goditje dënimi ishte, pra, i gabuar dhe ky mbetet episodi më i kontestuar i ndeshjes.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Kapotë për të gjithë pallatet, një vizion i ri për qytetin e Elbasanit

Procesi i rikonstruksionit të fasadave në Bashkinë Elbasan po...

Tragjedi në Itali: Tre karabinierë humbin jetën nga një shpërthim pranë Veronës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm...

Nga zëri i qytetarëve te politikat vendore: Elbasani shembull për qeverisje gjithëpërfshirëse

Në ambientet e Bashkisë Elbasan u zhvillua një takim...

Elbasani në qendër të fushatës “Mbrojtja Civile në Turne 2025”!

Në Ditën Ndërkombëtare për Reduktimin e Riskut nga Fatkeqësitë,...