Raundi i dytë i Kupës së Shqipërisë ka zhvilluar sot dy ndeshjet e radhës, ku Flamurtari dhe Laçi kanë siguruar me autoritet kalimin në fazën tjetër të kompeticionit.
Flamurtari nuk ka hasur asnjë vështirësi përballë Tomorit, duke e dominuar takimin nga fillimi në fund. Vlonjatët shënuan 4 gola në pjesën e parë dhe 5 të tjerë në të dytën, për të vulosur një fitore rekord 9-0, që u jep një biletë të merituar për në turin e tretë, ku do të përballen me Elbasanin.
Ndërkohë, Laçi ka ndjekur një ritëm më të qetë, por po aq të sigurt. Kurbinasit realizuan nga një gol në secilën pjesë, duke mposhtur Luftëtarin me rezultatin 2-0 dhe duke siguruar kalimin në raundin e tretë, ku i pret një duel interesant ndaj Bylisit.
REZULTATET
Laçi 2–0 Luftëtari
(Stadiumi “Ahmetaq”, Vorë)
-
14′ (p) Bibo
-
90′ Ajazi
Flamurtari 9–0 Tomori
(Stadiumi Orikum)
-
Ramirez 29′(p), 39′, 52′
-
Oshafi 34′, 36′
-
Baeten 68′, 87′
-
Lushaj 78′, 90′

