Kupa e Botës 2026 – Kombëtarja i jep fund përgatitjeve për ndeshjen ndaj Serbisë

Kombëtarja shqiptare ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen kualifikuese të vlefshme për Kupën e Botës 2026 ndaj Serbisë.

Pas përfundimit të konferencës për mediat, trajneri Silvinjo zbriti në fushë dhe drejtoi seancën e fundit stërvitore në stadiumin ku do të luhet takimi në Leskovac.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se të gjithë lojtarët janë në gjendje të mirë dhe do të jenë në dispozicion të trajnerit Silvinjo për këtë përballje.

Takimi Serbi – Shqipëri do të luhet nesër, në orën 20:45, në stadiumin “Gradski stadion Dubočica”, në Leskovac, sfidë kjo e vlefshme për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës. Përballja është si një finale, pasi vendos shumë për vendin e dytë në grup, që do të thotë play-off për në Botëror. Ndeshja e 11 tetorit është e katërta mes të dy ekipeve.

Shqipëria renditet e dyta në grupin K të eliminatoreve të Botërorit 2026 me 8 pikë pas 5 ndeshjeve, ndërsa Serbia renditet e treta me 7 pikë pas 4 ndeshjeve. Grupi kryesohet nga Anglia me 15 pikë pas 5 ndeshjeve. Ekipi i renditur i dyti në grup shkon në “play off”-in për Botërorin 2026.

Nëse Shqipëria arrin të fitojë këtë ndeshje, do të shënonte një hap të madh drejt kualifikimit për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohet në SHBA. Ndërkohë, një fitore për Serbinë do të forconte pozitat e saj në grup.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME