Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se ish-drejtori i komunikimit qeveritar, Endri Fuga, është larguar nga vendi, ndërkohë që ndaj tij po zbatohej një masë sigurie.
Duke folur pas daljes nga SPAK, Berisha akuzoi mediat për heshtje dhe shtoi se deklaratat e 4 marsit, ku ai u akuzua me tone të forta, ishin “të shkruara në zyrat e Fugës”.
“Dhe në atë deklaratë, të shkruar në zyrat e Endri Fugës që më duket se… a dini gjë ku është Endri Fuga? Si nuk guxoni të thoni një fjalë për të arratisurit? U thirr këtu për restorantin e tij dhe ia mbathi. Ku janë mediat? Shkrim i porositur nga Endri Fuga. Më 4 mars deklarata që më anatemonin me të gjitha epitetet. KLGJ me një pasion të madh shumë,” tha Berisha.



