Agron Shehaj për kandidaturën e PD: Nuk na interesonte emri. Ne na interesonte që të kishim një proces që të kishim kandidatin më të mirë

Kryetari i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj ka deklaruar se partia e tij nuk e mbështet procesin e përzgjedhjes së kandidaturës së Florian Binajt.

Në një deklaratë për shtyp, ai tha se “qëllimi ynë nuk ishte të impononim emrin e kandidatit, por të zgjidhnim kandidatin e duhur. Mënyra më e mire është realizmi i sondazhit. Si mund të merret ky vendim ? Si mund të shkojmë ne në zgjedhje pa ditur se kush është kandidati më i mirë Kjo është e papranueshme”, tha Shehaj.
“Nuk kam pasur asnjë kontakt me Berishën. Është kërkuar pasi është shpallur kandidati. E merrni me mend vetë, se sa serioze është një takim pasi Partia Demokratike ka dalë zyrtarisht me një kandidat.
Komunikimin nuk e ndërpremë ne. Komunikimin, le të themi, përpjekjet tona për të dalë me një kandidat, të mbështetur nga të gjitha forcat opozitare, mbaroi momenti kur kryetari i Partisë Demokratike ka dalë vetëm me një kandidat.
Ky është kandidati që ne do mbështesim. Tani nuk ka kuptim që ne të vazhdojmë të diskutojmë, se nuk mund të pretendojmë që Partia Demokratike, të ndërrojë mendim dhe të thotë “jo tani do vazhdojmë me këtë kandidatë” .
E përsëris edhe njëherë, qëllimi ynë, e kemi thënë që ditën e parë, nuk ishte që ne të impononin emrin.
Nuk na interesonte emri. Ne na interesonte që të kishim një proces që të kishim kandidatin më të mirë, për t’i dhënë Tiranës një kryetar bashkie të pakorruptuar. Kjo ka vetëm një mënyrë për t’u bërë, siç bëjnë të gjitha partitë perëndimore, kur duan të zgjedhin kandidatin më të mirë, është të bësh një sondazh.
Vetëm nëpërmjet sondazhi je i sigurt që kandidati që ti po nxjerr është më i miri.
Ne nuk mund ta dimë. Ne nuk mund ta bëjmë me hamendje, nëse ky është më i miri ose nëse ai tjetri është më i keqi.”, tha Shehaj.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME