Në gjithë vendin vijon puna për lirimin e hapësirave publike që janë zaptuar nga subjektet pa leje. Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga aksionet e fundit, duke shkruar: “Ecim pa ndalim”.
Ky proces është i domosdoshëm për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve dhe funksionalitetin e biznesit në përputhje me standardet kombëtare të mikpritjes dhe shërbimit, jo vetëm në zonat turistike, por në çdo qytet të Shqipërisë.
Në kuadër të programit “Rilindja Urbane 2.0”, po hartohet edhe Rregullorja Kombëtare, e cila do të përcaktojë hapësirat që mund të shfrytëzojë secili biznes. Puna nisi në korrik dhe mbetet prioritet i pushtetit vendor dhe qendror për të garantuar cilësinë e jetës në komunitet.