Kryeministri Edi Rama paralajmëron ndërhyrje ligjore pas ndarjes 4 me 4 të Kushtetueses për çështjen Balluku

Në kushtet kur Gjykata Kushtetuese u nda 4 me 4, duke mos dhënë një vendim për kërkesën e qeverisë lidhur me faktin nëse kërkesa e SPAK për pezullimin e Belinda Ballukut përbënte ndërhyrje në punët e ekzekutivit, kryeministri Edi Rama paralajmëroi të hënën një nismë ligjore nga mazhoranca socialiste.

Sipas Ramës, “grupi parlamentar socialist do të angazhohet për zgjidhjen përmes ndërhyrjes në legjislacion”, ndërsa për momentin përjashtohet ngritja e një grupi pune me juristët e grupit parlamentar. Ndryshimet ligjore, konkretisht në nenin 242 të Kodit të Procedurës Penale, duket se i janë besuar ministrit të Drejtësisë, Besford Lamallari.

Neni 242 i Kodit të Procedurës Penale parashikon “pezullimin e ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe u përdor për herë të parë nga SPAK në kërkesën për pezullimin e Belinda Ballukut nga funksionet që mbante. Aktualisht, neni përcakton se masa e pezullimit nuk zbatohet ndaj personave të zgjedhur sipas ligjit elektoral.

Sipas burimeve të Albania Express News  ndryshimet e pritshme synojnë të zgjerojnë këtë përjashtim, duke mos lejuar pezullimin nga detyra të funksionarëve, funksionet e të cilëve burojnë drejtpërdrejt nga Kushtetuta. Konkretisht, në listën e përjashtimeve pritet të përfshihen Presidenti i Republikës, Kryeministri, anëtarët e Kabinetit Qeverisës, Avokati i Popullit, Kreu i KLSH-së dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë.

Me këtë ndërhyrje ligjore, mazhoranca synon t’i japë fund debatit politik dhe juridik mbi atë nëse SPAK, dhe më pas GJKKO me miratimin e masës, kanë ndërhyrë në kompetencat e ekzekutivit. Megjithatë, mbetet ende e paqartë koha se kur këto ndryshime do të depozitohen për diskutim dhe miratim në Kuvend.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“E papranueshme të vazhdohet kështu”, Hita takim me drejtuesit e Shkodrës dhe Lezhës: Luftoni drogën

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita...

Negociatat në Pakistan, Reuters: SHBA-të ranë dakord të lirojnë asetet e ngrira të Teheranit

Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord të lirojnë asetet...

Aulona Bylykbashi: Shqipëria po avancon në integrimin europian, çdo pretendim tjetër është i pavërtetë

Gjatë një takimi me qytetarët në kuadër të fushatës...