Kryeministri Edi Rama: Paguhen 10 milionë euro në vit për qiranë e institucioneve

Kryeministri Edi Rama, gjatë një dëgjese me përfaqësues të sistemit të drejtësisë për ndërtimin e Kampusit të ri të Drejtësisë, tha se qeveria paguan 10 milionë euro qira në vit për kryerjen e funksioneve të disa institucioneve.

Rama po ashtu deklaroi se një shumë e madhe parash nga buxheti shkon edhe për pagimin e ish-gjyqtarëve që kanë ikur nga vetingu.

Ndërkohë, kryeministri kërkoi edhe një lloj racionalizimi të numrit të punonjësve, pasi sipas tij, është paksa shqetësuese kërkesa e vazhdueshme për rritje punonjësish.

“Nëse sistemi abuzon me faktin që jemi të pavarur, duam të kërkojmë, duam të shtojmë, pasi po shikoja se sa vazhdon paguari shteti për ata që kanë ikur nga vetingu, ajo është histori tjetër, më vete. Edhe ata marrin një pjesë të zyrave, sallave. Sikur, p.sh., shteti të mos paguante gjyqtarët që kanë ikur nga vetingu, akoma mund t’ua jepnim ju ato para dhe mund të merrnit hapësira me qira shumë të mira,” tha Rama.

Ka akoma, shtoi ai, gjyqtarë që pretendojnë të marrin para, për shkak se janë larguar nga vendi i punës.

“Këto janë gjëra që të gjitha bashkë shkojnë në një tërësi parash që pastaj rëndon. Faktikisht, ne paguajmë si qeveri mbi 10 milionë euro qira në vit. Janë funksione për t’u kryer, por besoj se duke ndërtuar gjithë këto zyra, do të mundemi më në fund, të paktën, që qeverinë ta mos e kemi me qira, e njëjta gjë vlen për sistemin tuaj,” deklaroi Rama.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Kriza e fshehur nis tani

  Nga Klevis Elezi ,Politolog Rritja e çmimeve të naftës nuk...

Mediat: SHBA-ja dhe Irani diskutojnë për armëpushimin 45-ditor, shanse të vogla për marrëveshje brenda 48 orëve

Negociatat prapa skenave për një armëpushim të mundshëm 45-ditor...

Historia si art, një përvojë ndryshe në shkollën artistike “Onufri”

Historia mori jetë në klasat e 10-ta të shkollës...

Irani ngre alarmin për tregtinë botërore, në shënjestër korridoret detare

Irani ka lëshuar një paralajmërim të fortë për ndërprerje...