Rrjeti ndërkombëtar në fushën e pasurive të patundshme, Forbes Global Properties, ka hapur dyert në Shqipëri.
Tiranë, Pallati i Brigadave – Forbes Global Properties rrjeti prestigjioz ndërkombëtar i pasurive të patundshme, hap dyert në Shqipëri përmes përfaqësuesit ekskluziv Capital Point.
Edi Rama: Të shoh CEO që vjen këtu nga SHBA për të kremtuar këtë mbrëmje, është arritje mjaft e madhe U çudita pak sepse kur ju ofrua përkthim nga shqipja në anglisht, refuzoi. Mësova se në fakt nuk ka lidhje me rrënjë shqiptare, kështu që do ma thuash pse nuk deshe përkthim.
Dua t’ju uroj mirëseardhjen të gjithëve ju. Më e mira s’ka ardhur ende. Në të kundërt nuk do të kishit vënë këmbë në Shqipëri. Shqipëria sot është një destinacion shumë tërheqës dhe është një gjë shumë e mirë të dish që Forbes ka një shprehje shumë të fortë interesi për Shqipërinë. Është mirë të dihet që ata nuk shkojnë kudo, ata shkojnë aty ku mendojnë se ka një horizont të ri. Ky është lajm i mirë për të gjithë ata që janë të përfshirë në industrinë e pasurive të paluajtshme.
- Çdo familje shqiptare do të ketë një pronë që do të ketë një vlerë shumë herë më të lartë vetëm në pak vite. Në një vend që ka përqindje më të madhe të shtëpive që zotërohen nga njerëzit, 94%, është diçka e jashtëzakonshme që vlera e banesës si pasuri të rritet në të tillë mënyrë.