Sot pritet që togat e zeza të Apelit të vendosin nëse lënë në fuqi vendimin e dënimit me 1 vit burg dhe 5 vite ndalim të ushtrimit të funksioneve publike apo ta rikthejnë për gjykim në Shkallën e Parë.
Kryebashkiaku socialist i Rrogozhinës Edison Memolla i dënuar në Shkallën e Parë paraqitet në Apelin e Posaçëm Antikorrupsion për tu njohur me vendimin që pritet të shpallej këtë të hënë.
Sot pritet që togat e zeza të Apelit të vendosin nëse lënë në fuqi vendimin e dënimit me 1 vit burg dhe 5 vite ndalim të ushtrimit të funksioneve publike apo ta rikthejnë për gjykim në Shkallën e Parë.
GJKKO shpalli fajtor dhe dënoi me 1 vit burg kryebashkiakun socialist të Rrogozhinës, Edison Memollën për akuzat “korrupsion aktiv në zgjedhje” dhe veprën penale “falsifikim i dokumenteve”. Nga vendimi i GJKKO-së, Memollës iu hoq e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë 5-vjeçare.
Prokuroria e Posaçme e akuzoi Memollën për korrupsion zgjedhor. Sipas SPAK, Memolla në zgjedhjet e pjesshme ndikon te Blerim Xhamani me detyrë elektriçist pranë FSHU Durrës, dega Rrogozhinë, për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një abonenti debitor, me qëllim për të votuar në favor të tij në zgjedhjet e pjesshme lokale të datës 06.03.2022, si dhe komunikon me të pandehurin Blerim Xhamani, për punësime në Bashkinë Rrogozhinë, në këmbim të votës.
Xhamani u mor i pandehur për “korrupsion aktiv në zgjedhje” dhe veprën penale “falsifikim i dokumenteve”. Sipas SPAK, ai së bashku me të pandehurin Isuf Tosku, falsifikuan të dhënat në procesverbalin e ndërprerjes së energjisë elektrike, duke paraqitur të dhëna të rreme, pasi nuk ia kanë ndërprerë faktikisht energjinë abonentit debitor. I pandehuri Ndriçim Tafxhafa, u akuzua se i premtoi një shtetaseje për shlyerje të detyrimeve ndaj OSHEE dhe për strehim, duke i kërkuar të votonte në favor të një kandidati në ato zgjedhje të pjesshme lokale

