Kryebashkiaku i Librazhdit njofton shtyrjen e natës së dytë të “Festivalit të Yjeve” për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike

Kryebashkiaku i Librazhdit, Mariglen Disha, ka njoftuar mesditën e kësaj të shtune përmes rrjeteve sociale se nata e sotme e “Festivalit të Yjeve” do të shtyhet për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike.

Ai thekson se, për arsye të motit të keq, eventi nuk mund të zhvillohet siç ishte parashikuar. “Festivali i Yjeve është një ngjarje shumë e rëndësishme për të gjithë ata që janë pjesë e tij, por siguria dhe komoditeti i pjesëmarrësve janë prioritet. Për shkak të kushteve atmosferike të pafavorshme, nata e sotme e festivalit nuk do të mund të zhvillohet”, shkruan Disha.

Kryebashkiaku i Librazhdit ka falënderuar të gjithë qytetarët dhe miqtë e festivalit për mirëkuptimin dhe mbështetjen e tyre, duke siguruar se eventet e tjera të festivalit do të vazhdojnë sipas planifikimeve të mëvonshme.

Festivali i Yjeve, një ngjarje e shumëpritur për banorët e Librazhdit dhe jo vetëm dhe mbetet një mundësi e shkëlqyer për të shijuar artin dhe kulturën dhe traditat lokale, ndërkohë që organizatorët janë të angazhuar për t’u siguruar që pjesëmarrësit të kenë një përvojë të shkëlqyer dhe të sigurt.

albaniaexpress.al

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Rama: Shqipëria hapi dyert për afganët kur të tjerët i mbyllën

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot, në Ditën Ndërkombëtare të...

Nuk i kemi mundur kurrë dhe i kemi shënuar vetëm një herë, ja historiku i ndeshjeve të Shqipërisë me Holandën

Nëse Shqipëria do të kualifikohet në Botërorin 2026, atëherë...

Njihuni me shortin e plotë të Botërorit, kush konsiderohet grup “ferri”

Në Washington u hodh shorti i Botërorit, ku u...