Kristjan Asllani pa busull, nuk di as vetë çfarë do, ja 5 ofertat që ka refuzuar

Kristjan Asllani vazhdon të refuzojë propozimet që kanë mbërritur në adresë të tij për vazhdimin e karrierës.

Sipas mediave italiane, deri tani, mesfushori i Kombëtares shqiptare ka refuzuar 5 oferta të ndryshme për vijimësinë. Asllani do të largohet nga Torino pasi nuk bën pjesë në planet e klubit, por mbetet për t’u parë cili do jetë klubi i ardhshëm. Interi synon t’i gjejë një destinacion, pasi ai nuk bën pjesë as në planet e zikaltërve në vijimin e edicionit.

Sipas “La Stampa”, ka qenë vendimi i Asllanit për të refuzuar çdo ofertë konkrete që ka ardhur deri tani, pasi nuk është bindur nga ajo që i kanë propozuar. Kësisoj ai ka kthyer mbrapsht Zhironën nga La Liga, Paris FC nga Liga 1, si dhe Sasuolon, Parmën e së fundmi Kaljarin nga Seria A.I njëjti burim thekson se tashmë sytë e mesfushorit janë drejtuar nga oferta e re që duket më tunduese, ajo e Xhenoas, ku trajneri De Rosi kërkon një lojtar me tiparet e Asllanit për mesfushën. Palët nuk kanë hyrë ende në bisedime konkrete, por ky duket si varianti më i mundshëm për të ardhmen e Asllanit, nëse gjendet gjuha e përbashkët.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Pesë burra dhe një qytet ,Durrësi në një fotografi të vitit 1989 ,në prag të një epoke të re

Pesë burra dhe një qytet ,Durrësi në një fotografi...

Pasojat e luftës ndihen edhe në mjedis, paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca shumë toksike

Organizata e Kombeve të Bashkuara paralajmwron se lufta në...

Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të hënë

Ditën e Hënë vendi ynë do të ndikohet nga...

Horoskopi për ditën e sotme, 6 prill 2026

Dashi Çfarë dite për të qenë në kulmin e lojës...