Kush do të jetë rivali i Manastirliut në Tiranë? Berisha: Kemi kandidat të pakrahasueshëm me “korbën e korrupsionit”

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj socialistëve, të cilët sipas tij, kanë shkelur Kushtetutën.

Në dalje nga Kuvendi, Berisha tha se njerëz që kishin sulmuar gjykatës për të mbrojtur Veliajn, dje në Këshillin Bashkiak i bënë gjyqin “pa mëshirë”.

“Ai ishte super gjyqi i llojit të tyre, ai ishte super gjyqi i llojit të tyre, njerëz që ishin kacavjerrë, sulmuar gjykatës për arrestimin e Lal vjedhësit, dje i bënin gjyqin pa mëshirë dhe me pasion të tmerrshëm. Këta e dinë se secili prej tyre është një Erion Veliaj”, tha Berisha.

Por i pyetur nga gazetarët për kandidatin e opozitës që do të jetë përballë Ogerta Manastirliut në zgjedhjet e parakoheshme që pritet të zhvillohen në Tiranë, Berisha tha se po “skanon” emrat që mund të përballen me atë që e etiketoi si “korba e korrupsionit”.

“Ju garantoj se opozita ka jo një, por disa kandidatë të pakrahasueshëm me korbën e korrupsionit. Ka dy taktika mbi qëndrimet, ka qëndrimin e bojkotit, por ajo kërkon të përgatisësh lëvizje guerrile, por ne jemi partie vlerave konservatore, kjo është arsye përse ne marrim pjesë në zgjedhje dhe nuk bojkotojmë, edhe përse janë farsë. Ne do bëjmë gjithçka për të zhdukur shkakun madhor të farsës, që është Edi Rama

Berisha ka paralajmëruar protesta kundër qeveristë që e etiketoi si “grup mafioz”. Po ashtu kreui i demokratëve akuzoi drejtuesit e mazhorancës se janë përfshirë në korrupsion.

“Siç e patë vetë, narkoparlamenti i Partisë Socialiste, vazhdoi edhe sot konsolidimin e aktit më antikushtetues në historinë e këtij parlamenti, votimin në errësirë të plotë të narkoqeverisë dhe programit të saj. Qytetarët e panë se çdo gjë është e pashpresë në rrugë procedurale dhe ligjore dhe rruga e vetme mbetet vendosmëria qytetare, protesta kundër këtij grupi mafioz që ka uzurpuar të gjitha pushtetet dhe nuk njeh ligj, Kushtetutë dhe as moral”, tha Berisha.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Rekordi i çmendur i gjyqtarit Turpin: 101 penallti të akorduara në Ligue 1!

Clément Turpin, gjyqtari i ndeshjes midis PSG dhe Strasbourg,...

Kosova pranohet për herë të parë në institucionin e BE/ Komiteti Ekonomik dhe Social Evropian e njeh si anëtare

Komiteti Ekonomik dhe Social Evropian është bërë institucioni i...

Pagoi 12 milionë paund për gjyqin, deputetja britanike kërkon shpjegim për të ardhurat e Princit Andrew

Një deputete britanike i ka bërë thirrje familjes mbretërore...