Kreshnik Bajraktari emërohet Drejtor i DPSHTRR Zëvendëson në detyrë Endri Haxhiun

 

Burime zyrtare konfirmojnë se Kreshnik Bajraktari është emëruar Drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), duke zëvendësuar në këtë detyrë z. Endri Haxhiun.

Emërimi i Bajraktarit është bërë pas një vendimi të firmosur nga Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe vjen vetëm pak muaj pas periudhës së tij si Drejtor i Portit të Durrësit, funksion që e mbajti prej korrikut 2024.

Kreshnik Bajraktari ka një eksperiencë disa­vjeçare në administratën publike, kryesisht në fushën e transportit, logjistikës dhe menaxhimit të projekteve infrastrukturore.

Burime brenda ministrisë theksojnë se ndryshimi në krye të DPSHTRR-së është pjesë e ristrukturimit të brendshëm në institucionet vartëse të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME