Kredia për sektorin privat, në rritje me 14%

Banka e Shqipërisë bëri të ditur sot se ambienti financiar në vend vijon të mbetet mbështetës për rritjen ekonomike, me norma interesi në rënie dhe një qasje të favorshme të sistemit bankar ndaj kreditimit të sektorit privat.

Sipas BSH-së, normat e interesit kanë ndjekur një tendencë rënëse, duke reflektuar lehtësimin e politikës monetare dhe nxitur kreditimin. Njëkohësisht, mbiçmimi i kursit të këmbimit është zbutur, me rritjen e ndërhyrjes së Bankës së Shqipërisë në tregun valutor.

BSH vëren se, qasja e bankave ndaj kreditimit mbetet mbështetëse dhe kredia për sektorin privat u rrit me 14%.

Banka Qendrore thekson se kredia për sektorin privat po shënon një rritje të qëndrueshme, duke regjistruar një normë vjetore prej 14% gjatë muajve korrik dhe gusht. Rritja është e shpërndarë në mënyrë të diversifikuar si në profilin e përfituesve, ashtu edhe në destinacionin e fondeve.

Pesha e kredisë në Lekë ka arritur në 58.2% të totalit, një tregues i rritjes së besimit te monedha vendase dhe i stabilitetit financiar. Po ashtu, është shënuar një rritje e kredisë për investime, që sinjalizon përmirësime në kapacitetet prodhuese të ekonomisë.

Sipas Bankës së Shqipërisë, perspektiva për kreditimin mbetet pozitive, e nxitur nga kërkesa e lartë për kredi, nga stabiliteti i sistemit bankar dhe nga kushtet e favorshme të financimit.

Këto zhvillime pritet të vazhdojnë të mbështesin zgjerimin ekonomik në vijim, ndërsa Banka e Shqipërisë mbetet e angazhuar për të garantuar një ambient financiar të qëndrueshëm dhe efikas për bizneset dhe qytetarët. ATSH

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Ermira Urupi përfaqëson Shqipërinë në Strasburg , një zë i rëndësishëm i pushtetit vendor shqiptar në arenën europiane

Elbasani dhe Shqipëria marrin një tjetër përfaqësim të rëndësishëm...

AF Elbasani gati për sfidën e madhe në “Air Albania” ,verdheblutë përballë Dinamo City

Të shtunën në mbrëmje, “Air Albania” do të jetë...

Rauf Dimraj shpirti sportiv që fluturon mbi kujtimet dhe ëndrrat

-Dritarja ku frymëzimi takon veprën Nga BUJAR QESJA Mjeshtër i Madh Një...