KQZ zbulon shpenzimet e kandidatëve të Elbasanit: Olsi Komici 2,5 herë më shumë se Sara Mila

Me certifikimin e rezultatit final të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, ka nisur numërimi mbrapsht për partitë politike që duhet të depozitojnë pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) deklarimet e shpenzimeve të fushatës. Interesi më i madh lidhet me shpenzimet e socialistëve dhe demokratëve, dy forcat kryesore politike në vend.

Në krahun demokrat, një pjesë e fondeve lidhen me pagesat për lobistin Chris LaCivita. Për këtë kontratë, Sali Berisha është treguar i rezervuar, duke deklaruar se do të bëhet publike vetëm në momentin që ligji e kërkon: “Ju garantoj se ajo kontratë, me të gjitha burimet se ku është marrë çdo qindarkë, do bëhet publike ditën që do përmbushet detyrimi ligjor i dorëzimit të saj në KQZ,” – tha ai. Afati ligjor për dorëzimin e deklarimit është fundi i tetorit, 60 ditë pas miratimit të rezultatit përfundimtar.

Ndërkohë, disa kandidatë kanë dorëzuar tashmë deklarimet individuale të shpenzimeve. Sipas analizës financiare të listës socialiste në Qarkun e Elbasanit, Olsi Komici – ish-komisioner i Vettingut dhe që nga shtatori deputet – ka raportuar mbi 25 mijë euro shpenzime, duke qenë kandidati më “bujar” i qarkut. Në krahasim, Sara Mila, kandidatja më e votuar në këtë zonë, ka deklaruar 9 mijë euro shpenzime.

Në qarqe të tjera, si Vlora, kandidatët socialistë janë shfaqur të gatshëm të investojnë më shumë. Ardit Bido ka raportuar rreth 20 mijë euro, Damian Gjiknuri 10 mijë euro, ndërsa Ministri i Drejtësisë, si drejtues politik i Lezhës, vetëm 3 mijë euro.

Nga ana e demokratëve, Gjin Gjoni kryeson me 10 mijë euro, pasuar nga Belind Këlliçi me rreth 8 mijë euro, kryesisht nga donacione. Jozefina Topalli dhe Agron Gjekmarkaj janë më modestë me rreth 1 500 euro secili. Sali Berisha raporton shpenzime zero, pasi financimi i fushatës së tij është mbuluar nga partia – njëjtë si Edi Paloka dhe Flamur Noka. Në kampin socialist, mes emrave me shpenzime zero figurojnë Endrit Brahimllari dhe Zegjine Çaushi. Për kryeministrin Edi Rama, ende nuk ka dokumentacion të dorëzuar.

Në fund të afatit ligjor, të gjitha deklaratat do të auditohet nga KQZ, dhe në rast të mospërputhjes së shifrave, kandidatët dhe partitë përballen me gjoba të parashikuara nga ligji.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Fitorja ndaj Jordanisë, Rama: Miqësore, po kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama uroi sot Kombëtaren shqiptare për fitoren...

Arrestimi i Ilir Metës, Dumani: Linte shumë për të dëshiruar, por nuk jemi ne përgjegjës

Në listën e gjatë të pyetjeve që Tedi Blushi...

Sylvinho pas fitores spektakolare në miqësoren me Jordaninë: Krenar për Hysajn, ky ekip…

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, u shfaq i kënaqur...