Kosova feston sot 18-vjetorin e Pavarësisë

Republika e Kosovës sot feston 18-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, me një seri manifestimesh solemne në gjithë vendin, të organizuara nga Zyra e Kryeministrit dhe institucionet shtetërore.

Programi i manifestimeve nis që në mëngjes me ngritjen e Flamurit të Kosovës në oborrin e Qeverisë në orën 07:00, e më pas vazhdon me mbledhje solemne të Qeverisë dhe nderime te Monumenti i të Pagjeturve, Pllaka Përkujtimore e Fëmijëve të Vrarë, si dhe homazhe te varri i ish-presidentit Dr. Ibrahim Rugova dhe i veprimtarit Adem Demaçi.

Në orën 09:00 është parashikuar vizita në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, ndërsa në orën 10:30 nis seanca solemne e Kuvendit të Kosovës. Pasdite, programi përfshin nderime te Monumenti Heroinat dhe parakalimin e trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës në rrugën Luan Haradinaj.Në mbrëmje, nga ora 17:30, Presidentja e Kosovës, Kryetari i Kuvendit dhe Kryeministri do të presin të ftuar shtetërorë në pritje solemne, ndërsa ora 20:00 shënon koncertin solemn të Filharmonisë së Kosovës në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia: I kemi identifikuar dy autorët, po punojmë për kapjen e tyre

Policia e Vlorës ka identifikuar dy personat që kanë...

LAJM I FUNDIT/ Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër

NJOFTIMI: Bordi i Transparencës në datë 3 Prill 2026, në...

Kanabisi në depon e ish-drejtorit të burgut të Rrogozhinës, kush janë shtatë punonjësit e policisë që u pezulluan

Shtatë punonjës së Komisariatit të Peqinit janë pezulluar nga...