Kontestimi i ndryshimeve në Kuvend: Opozita kundër ngritjes së 11 komisioneve

Pas një pushimi, ka rinisur seanca plenare sërish, ku deputetët e opozitës nuk janë dakord që të kalojnë në votim ndryshimet e rregullores së Kuvendit, në lidhje me ngritjen e 11 Komisioneve Parlamentare, nga 8 që janë aktualisht.

Opozita thotë se nuk mund të votohet në kohë kaq të shkurtër, duke kërkuar më tepër kohë dhe që të zhvillohen diskutime.

Kreu i PD, Sali Berisha, iu drejtua kryeparlamentarit Niko Peleshi, duke i thënë se po shkel ligjin:

“Të fillosh detyrën, duke shkelmuar kushtetutën, duke përjashtuar të gjitha hapësirat e përcaktuara nga Kushtetuta, damkos në mënyrë përfundimtare veten tënde. Tregon se nuk je gjë tjetër, vetëm një sekretar mjeran i kreut të organizatës kriminale të Shqipërisë, që e ka emrin Edi Rama.

Shkelmimi i Kushtetutës është një puç që i bëhet librit të shtetit. Provokacion i ulët që i bëni opozitës dhe qytetarëve, akt i turpshëm. Çfarë e keni Kushtetutën, statutin e partisë së krimit që silleni në këtë mënyrë? Mblidhni Këshillin.”

Sipas tij:

“Ne e dimë shumë mirë se këto ndryshime do të votohen, se këto ndryshime do të ndodhin, por kërkohet për të gjithë ata miliona shqiptarë që duhet të kenë Kushtetutën, librin mburojë të tyre nga një shtet, nga abuziviteti, por që për ju kjo është një prostitutë dhe nuk ka asnjë vlerë.”

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Balluku në Bruksel: Bashkëpunimi ndërkombëtar, me rëndësi për sigurinë kibernetike

Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda...

Rama: Kam lobuar kudo e kurdo për Thaçin, LVV i ngatërron marrëdhëniet institucionale me balotazhet komunale

Kryeministri Edi Rama reagoi sot pas deklaratës së Lëvizjes...

Faqja e njohur italiane: Në Leskovik, ku prodhohet një nga verërat më autentike shqiptare

Në juglindje të Shqipërisë, atje ku malet anojnë butësisht...

Trump konfirmon takim me Putinin në Hungari: Synimi, t’i jepet fund luftës ‘të palavdishme’ në Ukrainë

Presidenti amerikan, Donald Trump do të takohet me homologun...