Kompania e mirënjohur “Elite Travel Group”, (ETG) do të jetë një nga protagonistët kryesorë të Tourism & Travel Show Albania 2026, eventit më të rëndësishëm të industrisë së turizmit në Shqipëri , që do të mbahet më 11–12 Shkurt 2026 në Pallatin e Kongreseve, Tiranë. ETG gjatë këtij eventi do të mirëpresë vizitorët në stendën nr. 35, duke sjellë risi, zgjidhje dhe oferta ekskluzive për të gjithë aktorët e sektorit të turizmit.

Këtë vit, pjesëmarrja e kompanisë prestigjoze shqiptare “Elite Travel Group ” në këtë event merr një peshë edhe më të madhe, pasi kompania është zgjedhur “Official Partner i Hosted Buyers Program”, duke konfirmuar rolin e saj kyç në ndërtimin e bashkëpunimeve strategjike dhe partneriteteve afatgjata në turizëm.
Duke patur në fokus të ardhmen e mikpritjes ,përtej stendës, ETG do të drejtojë dhe do prezantojë edhe Konventën me temë “E Aadhmja e sektorit të Mikpritjes”, ku një panel i hapur diskutimi me profesionistë të turizmit dhe mikpritjes do të trajtojë sfidat, trendet dhe zhvillimet që priten të formësojnë industrinë në vitet në vijim.Një ekosistem i plotë shërbimesh në një stendë
gjatë dy ditëve të panairit, do të krijojë për të gjithë vizitorët mundësinë që të takojnë drejtuesit dhe përfaqësuesit e ETG nga një gamë e gjerë departamentesh dhe njësish:

• Elite DMC – Prokurime & Kontrata
• Elite Academy – Trajnim dhe formim profesional
• Elite Hospitality – Menaxhim i aseteve të mikpritjes (hotele, restorante, bujtina)
• SpoonbillPMS – Zgjidhje inteligjente teknologjike për hotele dhe restorante
• Burimet Njerëzore
• Elite Travel Agency
• Elite Travel Lufthansa City Center
• Elite Mobility

Ky event shërben si një platformë ideale për:
• Furnitorë (hotele, bujtina, restorante, atraksione, transport) që synojnë bashkëpunime të qëndrueshme gjatë gjithë vitit.
• Guida, shoferë dhe talente të rinj, për t’u njohur me mundësi punësimi dhe teknologji inovative.
• Njësi akomoduese dhe restorante, për të zbuluar zgjidhje që optimizojnë menaxhimin dhe ulin kostot operative.
• Agjenci udhëtimi dhe klientë korporativë, për shërbime profesionale dhe produkte konkurruese.
• Klientë besnikë të ETG, të cilët përfitojnë 10% zbritje gjatë panairit.

Detajet e eventit
• Data: 11–12 Shkurt 2026
• Vendi: Pallati i Kongreseve, Tiranë
• Stenda: Elite Travel Group – Nr. 35
• Organizator: Iceberg Exhibitions

Elite Travel Group ju fton të mos e humbisni këtë mundësi unike për të zgjeruar rrjetin profesional, për të zbuluar zgjidhje inovative dhe për të qenë pjesë aktive e së ardhmes së turizmit shqiptar.

