Kombëtarja shqiptare kryen seancën e parë stërvitore para duelit me Andorrën, grupit i mungojnë tre lojtarë

Kombëtarja shqiptare ka nisur sot në Barcelonë përgatitjet për dy ndeshjet e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, ndaj Andorrës dhe Anglisë.

Në seancën e parë stërvitore ishin të pranishëm pjesa më e madhe e lojtarëve që kanë mbërritur, ndërkohë që në orët e mbrëmjes në vijim pritet që grupi të plotësohet me ardhjen e Thomas Strakoshës, Nedim Bajramit dhe Mirlind Daku.

Grupi i lojtarëve u stërvit fillimisht në palestër dhe më pas zbriti në fushë për ushtrime të ndryshme taktike. Berat Gjimshiti dhe Arbër Hoxha u stërvitën vetëm në palestër, me fokus rikuperimin, duke qenë se kanë luajtur me klubet e tyre

Kombëtarja do të vijojë përgatitjet në Spanjë përpara se të niset drejt Andorrës për ndeshjen e datës 13 nëntor.

 

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Vrasje me armë zjarri në Nikël/ Viktima dhe autori ishin fqinj, detajet e para

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e...

Diplomohen 70 arbitra të rinj futbolli , Presidenti Duka: Rruga juaj sapo ka filluar, FSHF do t’ju mbështesë në karrierë

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka dhe arbitrat e diplomuar Akademia...

Edi Rama: Situata në Lindjen e Mesme, më shumë turistë do të vijnë në Shqipëri

ATSH/ Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste,...