Kombëtarja pret Anglinë, Policia e Shtetit dhe FSHF udhëzojnë tifozët për sfidën e 16 nëntorit

Kombëtarja shqiptare do të mbyllë kualifikueset e Botërorit 2026 me sfidën ndaj Anglisë në Air Albania Stadium. Me këtë rast, Policia e Shtetit bashkë me Federatën Shqiptare të futbollit kanë ndërmarrë disa masa dhe kanë përcaktuar udhëzimë për mbarëvajtjen e kësaj ndeshjeje dhe për të garantuar sigurinë e tifozëve.

Kështu Federata Shqiptare e Futbollit bën të ditur se ditën e ndeshjes stafi i Air Albania Stadium do të vendosë tabela orientuese në perimetrin e jashtëm të stadiumit, për të ndihmuar tifozët të gjejnë më lehtë hyrjen dhe tribunën përkatëse sipas biletës që kanë blerë. Po kështu në pikat e hyrjes së impiantit do të vendosen kosha për të grumbulluar sendet e ndaluara që mund të pikasen gjatë kontrollit fizik të tifozëve. Gjithashtu do të bëhet edhe grumbullimi i monedhave dhe sendeve të tjera të vogla, kjo nga përfaqësuesit e Kryqit të Kuq
Ndërkaq, janë përcaktuar edhe rregullat e hyrjes në stadium:

Të gjithë tifozët duhet të jenë të pajisur me biletën përkatëse.
Nuk do të lejohet futja e fëmijëve pa biletë, pavarësisht moshës, në mënyrë që të shmanget mbipopullimi dhe bllokimi i shkallëve gjatë ndeshjes.
Në të njëjtën kohë paralajmërohen tifozët se biletat e dublikuara ose të falsifikuara nuk do të njihen nga sistemi elektronik i stadiumit, dhe poseduesit e tyre nuk do të lejohen të hyjnë.
Portat e stadiumit do të hapen tre orë përpara fillimit të ndeshjes, ndaj FSHF dhe Policia e Shtetit u bëjnë thirrje tifozëve të mbërrijnë në kohë, të ndjekin udhëzimet e rendit dhe të drejtohen drejt tribunës së përcaktuar në biletën e tyre.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Ekzekutimi i biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan, del sot para gjykatës Nevzat Spaho

  Zhvillimet gjyqësore për vrasjen e biznesmenit Edmond (Mondi) Mëhalla...

Presidenti bullgar kërkon dorëheqjen e qeverisë vendi drejt zgjedhjeve

Presidenti bullgar Rumen Radev ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme...

Evakuohet një qytet në Greqi për shkak të daljes së lumit nga shtrati

Banorët e vendbanimit Yperia në bashkësinë rajonale të Larisës...

Parashikimi i motit për sot, 6 dhjetor 2025

Ditën e shtunë vendi ynë do të jetë në...