Kolegji Universitar “Bedër” mirëpriti studiuesin çek David Klimes, një prej figurave më të spikatura të gazetarisë

Në kuadër të projektit ndërkombëtar “Media in Transition, Transition in Media”, Kolegji Universitar Bedër pati nderin të mirëpriste profesor David Klimes, një prej figurave më të spikatura në fushën e gazetarisë dhe komunikimit në Republikën Çeke. Profesor Klimes është pedagog dhe studiues pranë Departamentit të Gazetarisë në Charles University, një nga universitetet më prestigjioze të Evropës Qendrore. Me një formim të thellë akademik në gazetari, histori dhe ekonomi, si dhe me mbi dy dekada përvojë profesionale në disa prej mediave kryesore çeke, vizita e tij në Shqipëri përfaqëson një kontribut të vyer në forcimin e dialogut akademik ndërkombëtar.

Gjatë qëndrimit në Bedër, Prof. Klimes zhvilloi takime zyrtare me Rektorin, Prof. Dr. Gjergj Sinani, si dhe me përfaqësues të stafit akademik, ku u diskutuan mundësitë për bashkëpunime të reja në fusha me interes të përbashkët, si media dhe propaganda, gazetaria ekonomike, si dhe mënyrat e pasqyrimit të trashëgimisë komuniste në Shqipëri dhe Çeki përmes mediave moderne.

Vizita e tij u realizua në kuadër të rrjetit CEEPUS (Central European Exchange Program for University Studies), pjesë e të cilit është edhe Kolegji Universitar Bedër, duke hapur kështu horizonte të reja për bashkëpunime akademike dhe kërkimore ndërkombëtare. Ky aktivitet shënon një tjetër hap të rëndësishëm në përpjekjet e Bedër për të qenë një qendër aktive e dialogut ndërkombëtar në fushën e studimeve të medias dhe komunikimit, duke nxitur shkëmbimin e njohurive dhe përvojave ndërmjet akademikëve nga vende me histori të ngjashme tranzicioni.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Himarë/ Aksion për pastrimin e qytetit, transformohet zona e ish-stacionit elektrik

Vijon puna për pastrimin dhe mirëmbajtjen e çdo zone...

Korçë / Vijon pa ndërprerje pastrimi i borës në rrugën e Panaritit, garantohet qarkullimi për banorët

Reshjet e dëborës që kanë përfshirë zonën e Korçës...

Transfertat në Superiore, Vllaznia për t’u kthyer tek fitorja ndaj Partizanit

Nga Endrri ÇINARI Vllaznia po kalon një sezon me dy...

Federata mbron kapitenin Muriqi: Shembull i lidershipit dhe unitetit që Kosova përfaqëson

Federata e Futbollit të Kosovës ka reaguar zyrtarisht pas...