Kisha e Shën Todrit rikthehet në jetë pas restaurimit të kujdesshëm

Kisha e Shën Todrit në Kadipashaj të Lushnjës po rikthehet në jetë përmes punimeve restauruese me kujdes dhe profesionalizëm. Restaurimi konsolidon strukturën, rifreskon elementet arkitekturore dhe vendos sistem drenazhi që e mbron nga dëmtimet.

Nën mbikëqyrjen e specialistëve të Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, restaurimi synon ruajtjen e vlerave historike dhe shpirtërore, duke rikthyer kishën si një hapësirë të gjallë të identitetit kulturor të komunitetit.

Kisha daton rreth vitit 1300, duke e bërë një nga kishat më të vjetra të Myzeqesë. Fillimisht ka pasur një manastir, ndërsa kisha u ndërtua më vonë. Ajo ruan afreske të çmuara dhe ka statusin e Monumenti Kulturor, Kategoria I, e periudhës pasbizantine, e tipit bazilikal, me piktura nga vëllezërit Çetiri.

Përveç strukturës, po restaurohet ikonostasi, piktura murale dhe tavan druri i naosit, i veçantë në llojin e tij. Naosi ka përmasa 14×8,40 m, ndarë me dy radhë kolonash druri në tre nefe, dhe tavan dërrase me një thellim që imiton kupolën qendrore.

Kisha e Shën Todrit konsiderohet e dyta për nga vjetërsia pas manastirit të Ardenicës dhe dallon nga kishat e tjera të Myzeqesë për ndarjen e qartë të pjesëve: naosi, narteksi dhe hajati.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Zgjedhjet në Kosovë, Bashkimi Europian: Presim tranzicion të rregullt të pushtetit

Bashkimi Europian e përshëndeti rrjedhjen e qetë të procesit...

Balluku: Rrjeti i ri 20 kV në Velipojë, më shumë siguri energjetike për banorët dhe turistët

Velipoja është shndërruar në një qendër të rëndësishme ekonomike...