Vendi po përjeton një fazë të re të zhvillimit industrial, me rritje të qëndrueshme të prodhimit, zgjerim të infrastrukturës teknologjike dhe orientim drejt gjelbërimit. Investimet në 5G, inteligjencë artificiale dhe robotikë po e shndërrojnë industrinë në një motor kryesor të ekonomisë kombëtare dhe globale.
Ja detajet e mëtejshme:
Ekonomia industriale e Kinës ka bërë përparim të qëndrueshëm gjatë periudhës (2021-2025), me prodhimin që vazhdon të luajë një rol themelor në forcimin e ekonomisë së vendit, tha ministri i Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit Li Lecheng gjatë një konference shtypi.
Nga viti 2020 deri më 2024, vlera e shtuar e përgjithshme industriale u rrit nga rreth 4.4 trilionë dollarë) në afro 5.7 trilionë USD, tha Li, teksa prodhimi me vlerë të shtuar pritet të shtohet me 1.12 trilionë $ gjatë periudhës së planit të 14-të pesëvjeçar, duke kontribuuar më tepër se 30 për qind në rritjen globale të prodhimit.
Zhvillimi i gjelbër ka vazhduar të marrë hov. Sivjet vendi ka 6 430 fabrika të gjelbra në nivel kombëtar dhe konsumi i energjisë për njësi prodhimi industrial vazhdon të bjerë, vuri në dukje Li.
Invrstimet janë përqëndruar në infrastrukturën e rrjetit më të madhe e më të shtrirë në botë, tha Li, me gati 4.6 milionë stacione bazë 5G të ndërtuara, ndërsa aplikimet e 5G-së lulëzojnë në miniera, porte e fabrika.
Ministri theksoi se inteligjenca artificiale ka përshpejtuar zhvillimin e mijëra industrive, veçanërisht brezi i ardhëm i terminaleve inteligjente dhe robotëve, duke përmendur evolucionin e robotëve humanoidë nga “lëvizja në skena” dhe “vrapimi në fusha” në përdorime më praktike, të tilla si aplikimi në shtëpi dhe në fabrika.