Kërkesa e PD për shkarkimin e tij, reagon presidenti Bajram Begaj: Sulme për interesa politike

Nismës së opozitës për shkarkimin nga detyra, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, i përgjigjet me një thirrje për Parlamentin, që të hetojë pretendimet e Partisë Demokratike për shkelje të Kushtetutës.

“Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka promovuar nismën e tij, duke publikuar pretendime rreth fakteve që nuk janë të vërteta. Presidenti i Republikës pret që Parlamenti të hetojë rreth tyre me profesionalizëm dhe transparencë të plotë. Kjo nuk duhet bërë si obligim ndaj postit të lartë të Kreut të Shtetit, por si detyrim ndaj të vërtetës dhe interesit të publikut”-thuhet në reagimin e Begajt.
Kreu i Shtetit i cilëson të pavërteta akuzat e opozitës për shkelje të Kushtetutës në 7 raste.

“Presidenti i Republikës nuk komenton nismat politike të asnjërës palë, sepse një gjë e tillë nuk përputhet me neutralitetin e funksionit të lartë kushtetues. Ai ka zgjedhur të ushtrojë mandatin presidencial, i pa ndikuar në asnjë rrethanë nga sulmet për interesa politike, apo nga fabrikimi i të pavërtetave për konsum publik. Procedura për shkarkimin e Presidentit të Republikës nga detyra është instrument kushtetues i Parlamentit. Parlamenti është i lirë dhe sovran ta ushtrojë sa herë që e gjykon të përligjur”
Presidenti Begaj deklaron se do t’i përgjigjet në çdo rast Parlamentit lidhur me këtë procedurë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Buxhetimi me pjesëmarrje, Gledian Llatja: Gjinari dhe zona e Shpatit në fokus të zhvillimit

Procesi i buxhetimit me pjesëmarrje ka nisur këtë vit...

BIRN: Exchange, rrjetet e fshehta financiare pas grupeve të narkotrafikut shqiptar

Të dhënat e siguruara nga dosjet hetimore tregojnë raste...

Hapet aplikimi për rezervimin e biletave për ndeshjen Shqipëri – Angli

Federata Shqiptare e Futbollit njoftoi sot të gjithë tifozët...