Kërcënimi i ri nga Rusia? Zelensky ngre alarmin: Putin mund të sulmojë një vend tjetër evropian, ne jemi gati të…

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka parashikuar se Vladimir Putin mund të zgjerojë luftën e tij në Ukrainë duke sulmuar një vend tjetër evropian.Ai akuzoi Rusinë për sulmet e fundit me dronë, të cilat, sipas tij, janë një përpjekje e qëllimshme për të testuar mbrojtjen ajrore të NATO-s.
Duke folur nga Kievi pas një takimi që pati me Donald Trump gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, Zelensky u shpreh se Rusia po përgatitet për një konflikt më të madh.“Putin nuk do të presë të përfundojë luftën në Ukrainë. Ai do të hapë një front të ri. Askush nuk e di se ku, por ai e dëshiron këtë,” deklaroi ai.
Sipas presidentit ukrainas, Kremlini po teston qëllimisht aftësinë e Evropës për të mbrojtur hapësirën e saj ajrore, duke iu referuar dronëve të vërejtur në Danimarkë, Poloni dhe Rumani, si dhe shkeljes së hapësirës ajrore të Estonisë nga avionë luftarakë rusë. Të premten në mbrëmje u raportuan disa dronë mbi një bazë ushtarake daneze, ndërsa të shtunën u panë edhe mbi një bazë norvegjeze.
Zelensky u shpreh se vendet anëtare të BE-së po përballen me vështirësi në reagimin ndaj këtij kërcënimi të ri dhe të rrezikshëm. Më herët këtë muaj, Ukraina identifikoi 92 dronë që fluturonin drejt Polonisë. Shumica u goditën nga forcat ukrainase, por 19 dronë arritën të hyjnë në territorin polak, ku u rrëzuan vetëm katër prej tyre.
“Nuk po krahasoj forcat tona. Ne jemi në luftë, ndërsa ata (Polonia) jo”, u shpreh tha Zelenskyy.
Ai gjithashtu bëri të ditur se përfaqësues nga disa vende të cilat nuk i identifikoi do të udhëtojnë në Ukrainë për të marrë trajnim praktik mbi mënyrën e zmbrapsjes së sulmeve ajrore ruse.
“Ne jemi gati të ndajmë përvojën tonë,” shtoi ai.
Këto komente vijnë pas një bisede që Zelensky e cilësoi si shumë të këndshme me Donald Trump. Pas takimit, presidenti amerikan deklaroi se beson që Ukraina, me mbështetjen e NATO-s dhe Evropës, mund të rifitojë të gjithë territorin e humbur që nga viti 2022.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Zgjedhjet në Kosovë, Bashkimi Europian: Presim tranzicion të rregullt të pushtetit

Bashkimi Europian e përshëndeti rrjedhjen e qetë të procesit...

Balluku: Rrjeti i ri 20 kV në Velipojë, më shumë siguri energjetike për banorët dhe turistët

Velipoja është shndërruar në një qendër të rëndësishme ekonomike...