KAYO dhe Fincantieri, marrëveshje për ndërtimin e anijeve deri 800 tonë në Pashaliman

Në kuadër të samitit ndërqeveritar midis Italisë dhe Shqipërisë, i cili u mbajt dje në Romë dhe që u drejtua nga kryeministri shqiptar Edi Rama dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni, kompania italiane “Fincantieri” dhe kompania shqiptare KAYO, nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi për të nisur një bashkëpunim (joint venture) të dedikuar ndërtimit dhe mirëmbajtjes së anijeve ushtarake në Shqipëri.

Nënshkrimi u realizua në praninë e Pierroberto Folgiero, drejtorit ekzekutiv dhe menaxherit të përgjithshëm të “Fincantieri”-t, dhe Ardi Veliut, drejtor ekzekutiv i KAYO.

Sipas faqes së industrisë italiane, marrëveshja parashikon krijimin e një bashkëpunimi që do të operojë si kontraktues kryesor për kontratat e ndërtimit dhe mirëmbajtjes së anijeve për tregun shqiptar.

Për projektet e destinuara jashtë vendit, bashkëpunimi mund të realizojë njësitë deri në 80 metra gjatësi dhe 800 tonë ngarkesë.

Në këtë rast, “Fincantieri” do të marrë rolin e kontraktuesit kryesor, duke i besuar bashkëpunimit ndërtimin e anijeve.

Sipas partneritetit, KAYO do të vendosë në dispozicion kantierin detar të Pashalimanit në Vlorë dhe do të investojë në modernizimin e infrastrukturës së tij, ndërsa “Fincantieri” do të mbështesë modernizimin e procesit prodhues, duke ofruar ekspertizë operative, trajnime dhe “know-how” inxhinierik. Po ashtu, do të sigurojë paketa materialesh, duke konsoliduar kështu rolin e tij si partneri kryesor teknologjik.

Pierroberto Folgiero, drejtor ekzekutiv dhe menaxher i përgjithshëm i “Fincantieri”, komentoi se, “marrëveshja përfaqëson një etapë të re të rëndësishme në bashkëpunimin midis Italisë dhe Shqipërisë. Duke bashkuar ekspertizën dhe resurset tona, kemi krijuar një projekt që forcon zinxhirin e industrisë detare ushtarake, nxit zhvillimin ekonomik dhe infrastrukturor dhe hap perspektiva të reja për rritje ndërkombëtare”.

“Ky është një shembull konkret se si sinergjia midis kompanive dhe vendeve mund të gjenerojë vlerë, siguri dhe të ardhme”, theksoi ai.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

AF Elbasani gati për sfidën e madhe në “Air Albania” ,verdheblutë përballë Dinamo City

Të shtunën në mbrëmje, “Air Albania” do të jetë...

Rauf Dimraj shpirti sportiv që fluturon mbi kujtimet dhe ëndrrat

-Dritarja ku frymëzimi takon veprën Nga BUJAR QESJA Mjeshtër i Madh Një...

Erion Braçe dhe sfida ndaj politikës së mbyllur

  E kam njohur Erion Braçen kur ishte shumë i...