Kategoria Superiore pas javës së 18, shpallet formacioni dhe trajneri më i mirë

Ashtu siç ka ndodhur gjatë gjithë këtij sezoni edhe për javën e 18 të Kategorisë është përpiluar formacioni më i mirë i kampionatit, pas një përzgjedhjeje të bëra nga trajnerët e skuadrave Kombëtare.

Për këtë javë, skema e përzgjedhur prej tyre është 3-4-3 dhe në portë është vendosur Mario Dajsinani i Egnatias. Treshja e mbrojtjes përbëhet nga Jaime Serrano Guillem (Egnatia), Emir Azemovic (AF Elbasani) dhe Jurgen Vrapi (Vora).
Në mesfushë janë vendosur Kastriot Selmani (Egnatia), Irgi Kasalla (Vora), Klevi Qefalija (Dinamo City) dhe Andrey Yago (Vllaznia). Ndërsa sulmi përbëhet nga Dejvi Bregu (Dinamo City), Bekim Balaj (Vllaznia) dhe Serge Tabekou (Tirana).

Përsa i përket trajnerit më të mirë, për javën e 18 është përzgjedhur tekniku i Dinamos, Ilir Daja, pas fitores me përmbysje në derbin me Partizanin.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME