Kategoria e Parë me ndryshime: Kastrioti–Besa shtyhet për shkak të reshjeve

Kategoria e Parë ka nisur me pengesë këtë fundjavë, pasi ndeshja mes Kastriotit dhe Besës, e planifikuar të luhej sot në orën 13:30, nuk do të zhvillohet sipas programit. Reshjet e dendura të shiut kanë bërë që terreni në stadiumin “Redi Maloku” të mos jetë i përshtatshëm për lojë, duke detyruar autoritetet të marrin vendimin për shtyrjen e sfidës.

Të dy ekipet kishin nisur ngrohjen, por pamundësia për të luajtur mbi një fushë të baltosur dhe me ujëra të grumbulluara i detyroi zyrtarët të ndërhyjnë. Për pasojë, takimi do të luhet nesër, në një orar që pritet të konfirmohet zyrtarisht.

Kjo sfidë është mjaft e rëndësishme për objektivat e të dyja skuadrave. Besa synon pikët që do ta mbajnë të lidhur fort me zonën e kreut dhe garën për ngjitje, ndërsa Kastrioti kërkon të largohet nga zona e ftohtë e renditjes dhe të gjejë stabilitet pas një fillimi sezoni me luhatje.

Të dy ekipet do të shpresojnë që kushtet atmosferike të përmirësohen, për të dhënë maksimumin në një duel që pritet të ketë mjaft peshë në ecurinë e kampionatit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME