Kasa: “Nuk na rrëzon një humbje, Elbasani do të rikthehet më i fortë!”

Mesfushori i Elbasanit, Arsen Kasa, ka folur lidhur me situatën aktuale të skuadrës verdheblu dhe për pritshmëritë ndaj ndeshjes së radhës kundër Vorës, që do të zhvillohet këtë të diel në “Elbasan Arena”.

Ai thekson rëndësinë e përqendrimit dhe disiplinës, duke e cilësuar çdo sfidë si vendimtare për ecurinë e kampionatit.

Do të jemi të përqendruar dhe do të japim maksimumin për të marrë një rezultat pozitiv. Çdo ndeshje ka rëndësinë e vet dhe kjo nuk bën përjashtim. Ne duhet të tregojmë disiplinë dhe seriozitet në çdo moment të lojës. Po punojmë shumë në stërvitje për të qenë më të organizuar dhe për të shmangur gabimet që mund të na kushtojnë pikë,” – u shpreh fillimisht Kasa.

“Humbja me Vllazninë? Një mësim për t’u forcuar më shumë”

Elbasani vjen në këtë takim pas humbjes ndaj Vllaznisë, por për Kasën, ajo ndeshje ka shërbyer më shumë për reflektim se sa për zhgënjim.

Rezultati nuk ishte ai që prisnim, por nuk duhet të ndikojë tek ne. Çdo humbje ka diçka për të mësuar. Po analizojmë gabimet tona dhe po punojmë për t’i korrigjuar. Nuk jemi të rrëzuar moralisht, përkundrazi, kemi marrë një mesazh për të qenë më të kujdesshëm dhe më të fokusuar,” – thekson mesfushori.

Ai shton se është thelbësore që skuadra të ruajë qetësinë dhe të mos reagojë emocionalisht pas një rezultati negativ:

Është e rëndësishme të mbajmë qetësinë dhe të përqendrohemi te detajet që mund të na bëjnë më të fortë në ndeshjet e ardhshme.”

Puna në stërvitje dhe rikthimet nga dëmtimet

Kasa vlerëson punën e përditshme dhe rolin e stërvitjeve në përmirësimin e skuadrës. Pauza e kampionatit, sipas tij, ka qenë një mundësi për rikuperim fizik dhe mental.

Çdo stërvitje ka rëndësi të madhe. Po punojmë për të qenë më të organizuar në fushë, për të pasur më shumë komunikim mes reparteve dhe për të shmangur gabimet e panevojshme. Çdo pikë ka vlerën e vet, ndaj duhet të jemi të përqendruar dhe të angazhuar. Ky pushim i shkurtër na ka bërë mirë, edhe për faktin se mund të na rikuperohen disa lojtarë,” – tha ai.

Objektivi? “Final 4”, por me këmbë në tokë

Pavarësisht dy javëve të fundit jo të lehta, Arsen Kasa mbetet optimist dhe i bindur se skuadra është në rrugën e duhur për të arritur objektivat sezonalë.

Synimi ynë është të kemi një nisje të qëndrueshme dhe të vazhdojmë me këtë ritëm. ‘Final 4’ mbetet objektivi kryesor dhe çdo lojë është një hap drejt tij. Nuk duhet të jemi të ndikuar nga rezultatet e veçanta, por të vazhdojmë të punojmë me seriozitet dhe disiplinë,” – thekson ai.

Mesfushori shton se përtej pikëve, Elbasani kërkon të ndërtojë një identitet loje dhe të shfaqë karakter në çdo sfidë:

Synimi ynë nuk është vetëm të marrim pikë, por të krijojmë lojë të mirë, të kontrollojmë ndeshjet dhe të tregojmë karakter. Kjo është mënyra për të arritur ‘Final 4’ dhe për të mbajtur ekipin në nivele të larta,” – përfundoi Kasa.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Superiorja rikthehet sot, tre duele të forta hapin javën e 7-të

Pas ndërprerjes për ndeshjet e kombëtares, Kategoria Superiore rikthehet...

Pakistani thyen armëpushimin me Afganistanin, shpërthejnë sërish tensionet në kufi

Pakistani ka nisur sulme ajrore në territorin afgan, duke...

Trump optimist para takimit me Putin në Hungari: Mendoj se mund ta bind që t’i japë fund luftës

Presidenti Donald Trump priti homologun e tij ukrainas, Volodymyr...