Kanioni i Holtës në Gramsh, një perlë natyrore që të lë pa fjalë

Kanioni i Holtës, i vendosur në zemër të Gramshit, është një nga atraksionet më të spikatura të turizmit natyror në Shqipëri. Ky kanion tërheq çdo vit mijëra vizitorë vendas dhe të huaj falë bukurisë së rrallë, biodiversitetit të pasur dhe peizazheve të paprekura.

Kanioni ndodhet rreth 80 kilometra larg Tiranës, me akses të lehtë përmes automjetit privat, linjave interurbane ose agjencive turistike. Rruga që lidh Cërrikun me kanionin ofron një panoramë të jashtëzakonshme, duke kaluar pranë liqenit të Banjës.

Vizitorët mund të marrin guida dhe kaska mbrojtëse për të eksploruar këtë mrekulli natyrore. Ajeti, një nga guidat e zonës, tregon se interesi për kanionin ka rritur çdo vit: “Dhjetë vite më parë vinte pothuajse vetëm lokalë. Sot vizitorë nga Polonia, Çekia dhe e gjithë bota eksplorojnë këtu.”

Udhëtimi në kanion është rreth tre kilometra dhe terreni është i lehtë. Në një ngushticë në fund, ku thellësia e ujit arrin mbi dy metra, vizitorët duhet të dinë not për të kaluar, por përvoja është unike. Hyrja këshillohet të bëhet rreth orës 10:30 kur uji është më i kthjellët, duke ofruar pamje mahnitëse të shpateteve që ngrihen deri në 150 metra.

Kanioni është i njohur për shpellat karstike dhe gropat me ujëra termale, ku vizitorët mund të zbulojnë stalaktite dhe stalagmite të mrekullueshme. Ai ofron një ndjesi lirie dhe qetësie, larg stresit të përditshëm.

Vizitorët e huaj, si një çift nga Belgjika me fëmijë të vegjël, janë mahnitur nga bukuria e kanionit: “Ky është i pari dhe jemi pa fjalë. Një eksperiencë unike, do vizitojmë edhe kanione të tjera.” Një grup nga Çekia dhe një çift nga Kosova kanë ndarë po ashtu entuziazmin për këtë destinacion dhe planet për të eksploruar më shumë Shqipërinë.

Udhëtimi nga Tirana drejt kanionit zgjat rreth 90 minuta, me hyrje pranë fshatit Gjergjovinë. Vetëm gjatë sezonit veror, Gramshi regjistron mbi 100 mijë turistë që vizitojnë jo vetëm kanionin, por edhe atraksione të tjera si ujëvara e Sotirës.

Kanioni i Holtës mbetet një perlë e natyrës shqiptare, ku gërshetohen bukuria, aventura dhe qetësia, duke ofruar për çdo vizitor një përvojë të paharrueshme.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Kapotë për të gjithë pallatet, një vizion i ri për qytetin e Elbasanit

Procesi i rikonstruksionit të fasadave në Bashkinë Elbasan po...

Tragjedi në Itali: Tre karabinierë humbin jetën nga një shpërthim pranë Veronës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm...

Nga zëri i qytetarëve te politikat vendore: Elbasani shembull për qeverisje gjithëpërfshirëse

Në ambientet e Bashkisë Elbasan u zhvillua një takim...

Elbasani në qendër të fushatës “Mbrojtja Civile në Turne 2025”!

Në Ditën Ndërkombëtare për Reduktimin e Riskut nga Fatkeqësitë,...