Kampionati Ballkanik i ping pongut, Elbasani përfaqësohet me dyshen Kovaçi–Kokoneshi

Nga data 3 deri më 7 shtator, në Stamboll zhvillohet Kampionati Ballkanik për Senior, një nga aktivitetet më prestigjioze të rajonit në sportin e ping pongut. Në këtë garë ku marrin pjesë sportistët më të mirë të Ballkanit, Elbasani do të ketë përfaqësuesit e tij të denjë.

Greta Kovaçi do të udhëheqë ekipin kombëtar shqiptar në rolin e trajneres, ndërsa sportistja Eris Kokoneshi do të përfaqësojë jo vetëm Shqipërinë, por edhe qytetin e Elbasanit në këtë arenë të rëndësishme ndërkombëtare.

Kjo pjesëmarrje është një sukses për sportin elbasanas, duke treguar se puna e palodhur, përkushtimi dhe investimi i viteve të fundit po japin frytet e veta.

Elbasani po bëhet gjithnjë e më shumë një qendër e rëndësishme e ping pongut shqiptar, duke nxjerrë sportistë dhe trajnerë që arrijnë nivele të larta konkurrimi.

“Albania Express News” uron që kjo garë të jetë një hap i madh përpara, si për karrierën e tyre ashtu edhe për afirmimin e sportit elbasanas në arenën ballkanike.

albaniaexpress.al

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME