Champions League ofroi një mbrëmje spektakolare të mërkurën me surpriza dhe emocione të jashtëzakonshme. Real Madrid, PSG, Atalanta dhe Galatasaray ishin katër skuadrat që siguruan kualifikimin për fazën e 1/16.
Në Torino, Juventus ishte shumë pranë kualifikimit pas një fitoreje 3-0 në kohën e rregullt, me golat e Locatelli, Gatti dhe McKennie. Por bardhezinjtë luajtën me një lojtar më pak që nga minuta e 48’, pasi Kelly u ndëshkua me karton të kuq. Në kohën shtesë, skuadra turke e Galatasaray shënoi dy gola të shpejtë me Osimhen dhe Yilmaz duke siguruar kualifikimin me rezultatin e përgjithshëm 5-7.
Në Bergamo, Atalanta bëri përmbysjen spektakolare, duke mposhtur Dortmundin 4-1. Scammaca, Zappacosta, Pasalic dhe Samardzic shënuan për ekipin italian, ndërsa Adeyemi realizoi për bardhezinjtë, duke vulosur eliminimin e tyre nga Champions.
Në duelet e tjera, Real Madrid mposhti Benfica 2-1 dhe PSG barazoi 2-2 me Monaco, por siguroi kalimin më tutje pas fitores në transfertë javën e kaluar.

