Java e 11-të e Superiores nis të premten, duele të forta mes kryesuesve të renditjes

Java e 11-të e “Abissnet Superiore” nis të premten, më 7 nëntor, me duelin e parë të javës, Bylis-Flamurtari, që do të luhet në stadiumin “Flamurtari”, pas dakordësisë së arritur mes klubeve në fazën e parë të kampionatit. Ndeshja do të nisë në orën 17:00.

Të shtunën janë të programuara dy takime të tjera. Tirana-Vora do të luhet në orën 14:00 në stadiumin “Selman Stërmasi”, ndërsa pasdite, në orën 17:00, në “Loro Boriçi” do të zhvillohet superdueli Vllaznia-Dinamo City.

Një tjetër përballje shumë e fortë mes ekipeve kryesuese në renditje do të luhet të dielën në “Elbasan Arena”, ku AF Elbasani do të sfidojë kampionët në fuqi të Egnatias, në orën 17:00.

Në të njëjtën orë, në “Niko Dovana”, do të zhvillohet ndeshja Teuta-Partizani.

Java 11

Bylis – Flamurtari         07.11.2025          17:00

Tirana – FK Vora           08.11.2025          14:00

Vllaznia – Dinamo City  08.11.2025          17:00

Teuta – Partizani           09.11.2025          17:00

AF Elbasani – Egnatia   09.11.2025           17:00

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME