Jaupaj: Sezon i shkurtër gjuetie, ndalim për speciet e rralla

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj pas prezantimit të projektligjit të ri “Për gjuetinë” në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u ndal tek disa nga masat e parashikuara në këtë projektligj për mbrojtjen e biodiversitetit.

Jaupaj tha se arsyeja pse po bëhet kalimi i kompetencave nga njësitë qendrore tek njësitë e qeverisjes vendore lidhet ngushtësisht me reformën territoriale të vitit 2016.

“Para 2016 masivet pyjorë menaxhoheshin në nivel qendror nga Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave ku kishim edhe drejtoritë e shërbimeve pyjore, të cilët ishin menaxherët e funksionit të gjuetisë. Në 2016 me reformën territoriale pyjet u vendosën në kompetenca të Njësive Qendrore Vendore (NJQV), të cilat kanë të organizuar drejtoritë përkatëse të pyjeve ku kanë sipas kompetencave të ligjit, NJQV kanë kompetencat për planet e mbarështimit dhe popullimit të masiveve pyjore duke qenë se shumica e aktivitetit të gjuetisë kryhet në zonat pyjore dhe sa i takon zonave fushore kryesisht janë zonat e ligatinave për shkak të shpendëve shtegtues”, u shpreh ministri Jaupaj.

Sipas Jaupajt, është përcaktuar që këto kompetenca t’i kalojnë njësive të qeverisjes vendore, të cilat i kanë tashmë drejtoritë dhe njësitë përkatëse sa i takon menaxhimit të pyjeve dhe zonave pyjore.

Jaupaj theksoi disa nga masat në lidhje me mbrojtjen e biodiversitetit.

“E para konsiderohet ajo që quhet lista e kuqe që miratohet çdo vit nga Ministria e Mjedisit, sa i takon tipologjisë së faunës, që nuk mund të jetë objekt gjuetie, e cila varion edhe në bazë të censuseve të caktuar. Nëse një vit kemi rënie të popullatës së një specie të caktuar ajo futet në listë të kuqe në mënyrë që të mos jetë objekt gjuetie. E dyta ka të bëjë me sipërfaqet e zonave të gjuetisë ku do të jetë patjetër i përfshirë ç’ka nuk ka qenë më përpara e kombinuar me zonat e mbarështimit të faunës dhe kjo është në fakt një nga detyrimet”, nënvizoi Jaupaj.

Ministri Japupaj vuri në dukje se vendosja e mjeteve të kontrollit për gjuetarët do të jetë e kontrolluar nga menaxheri.

“Nga ana tjetër sot që flasim në disa zona kryesisht në zonat e mbrojtura në lidhje me censusin e gjitarëve ne përdorim ato që quhen kamera kurth apo kamera të vëzhgimit të faunës ç’ka do të jetë e detyrueshme për të gjitha zonat e gjuetisë”, tha Jaupaj.

Duke u ndalur tek masat për sezonin e gjuetisë, Jaupaj theksoi se “sezoni i gjuetisë është kryesisht një sezon i shkurtër më shumë kohë merr përgatitja e gjahut se sa sezoni i gjuetisë dhe do të ketë rregulla strikte sa i takon sezonalitetit, ashtu siç ndodh me sezonin turistik në lidhje me  kontratat për beach bar do të aplikohet e  njëjta tipologji në lidhje me sezonin e gjuetisë. Për periudhën tjetër nuk do të lejohet ushtrimi i gjuetisë sidomos në rastet kur kemi specie që janë në fazën e mbarështimit, gjë nuk funksiononte para vendosjes së moratoriumit”.

Jaupaj u shpreh se sot ka shoqëri civile shumë të zhvilluar sa i takon çështjeve mjedisore të cilët në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit do të vazhdojnë dhe të kryejnë raportet e monitorimet e tyre vjetore sa i takon censuseve të caktuara që të konsiderohen transparente edhe raportet e bëra sa i takon faunës së egër në Shqipëri.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“E papranueshme të vazhdohet kështu”, Hita takim me drejtuesit e Shkodrës dhe Lezhës: Luftoni drogën

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita...

Negociatat në Pakistan, Reuters: SHBA-të ranë dakord të lirojnë asetet e ngrira të Teheranit

Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord të lirojnë asetet...

Aulona Bylykbashi: Shqipëria po avancon në integrimin europian, çdo pretendim tjetër është i pavërtetë

Gjatë një takimi me qytetarët në kuadër të fushatës...