Ivanka Trump dhe Jared Kushner vizitojnë sërish Vlorën

Vajza e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj Jared Kushner, kanë mbërritur sot në qytetin bregdetar të Vlorës.

Sipas medieve ata janë shoqëruar nën masa të rrepta sigurie nga Policia, teksa mësohet se po qëndrojnë në zonën e “Ujit të ftohtë”.

Raportohet se do të zhvillohet një takim i Jared Kushner me një studio arkitekturore, ku do të diskutohet për mënyrën e realizimit të projektit, investimit në ishullin e Sazanit.

Kjo nuk është hera e parë që vajza e presidentit amerikan Donald Trump, Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj, Jared Kushner vizitojnë Vlorën.

Ata kaluan disa ditë nga pushimet verore qershorin e kaluar në qytetin bregdetar.

Kompania e madhe ndërkombëtare në fushën e turizmit me sipërmarrës dhëndrin e presidentit të SHBA, Donald Trump, “Atlantic Incubator Partners LLC”, ka paraqitur pranë Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA) në 27 dhjetor 2023, një projekt për të investuar në ishullin e Sazanit.

Në 30 dhjetor 2024 kompania e Jared Kushner mori statusin e investitorit strategjik për ndërtimin e një resorti luksoz në ishullin e Sazanit, nga Komiteti i Investimeve Strategjike nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama.

Sipas vendimit të KIS, në ishull parashikohet një investim prej 1,4 miliardë eurosh dhe ndërtimi parashikohet të shtrihet në 8% të ishullit, ose 45 hektarë.

Projekti, një investim strategjik, parashikon ndërtimin e vilave ekskluzive në ishullin e Sazanit, që i kushtohen turizmit elitar.

Sazani shtrihet midis detit Adriatik dhe detit Jon, i pozicionuar strategjikisht në hyrje të gjirit të Vlorës, në ngushticën e Otrantos që ndan Italinë nga Shqipëria.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Me sallën e re, “Onufri” bëhet qendër e artit dhe komunitetit në Elbasan

Kryetari i Bashkisë Gledian Llatja, së bashku me drejtoreshën...

Nga nesër hyn në fuqi Sistemi Europian i Hyrje-Daljes (EES)

TIRANË, 9 prill/Albania Express News/ Qytetarët shqiptarë që udhëtojnë...