Ivan Gvozdenoviç: “Çdo ndeshje është një sfidë, jemi gati për Vllazninë”

Trajneri i Elbasanit, Ivan Gvozdenoviç, foli në prag të sfidës me Vllazninë, një prej dueleve më interesante të javës së pestë të Superiores. Tekniku serb e konsideron këtë përballje të fortë, ndaj një kundërshtari që ka treguar vazhdimësi dhe cilësi në këtë fillim sezoni, por thekson se verdheblutë janë të përgatitur për të dhënë maksimumin.

Ne jemi gati për këtë ndeshje, përballë një skuadre të fortë dhe shumë të mirë. Me Vllazninë gjithmonë dalin ndeshje të bukura dhe interesante,” – shprehet Gvozdenoviç, duke theksuar respektin për historinë dhe formën aktuale të Shkodranëve.

Dëmtimet dhe mungesat: nuk ka justifikime

Për situatën e dëmtimeve, trajneri thotë se disa lojtarë janë ende në dyshim, por nuk ka vend për alibi:

Ka disa lojtarë në dyshim dhe duhet të presim seancën e fundit stërvitore. Gjendja është e mirë dhe kam lojtarët e nevojshëm për të përballuar çdo mungesë,” – shprehet Gvozdenoviç.

Lojtarët Ibrahima Dialo dhe Ibrahim Abas, të cilët munguan ndaj Teutës, kanë rikuperuar mirë, por pjesëmarrja e tyre do të konfirmohet vetëm pas vlerësimeve të fundit.

Fokusi: ndeshje pas ndeshjeje

Tekniku serb thekson se klasifikimi aktual nuk ka rëndësi, pasi kampionati është në fazat e para:

Çdo javë është një sfidë e re. Ne i respektojmë të gjitha skuadrat njëlloj, pavarësisht vendit në tabelë. Përpara fushës, gjithçka tregon çfarë kemi merituar.

Ai shton se për Elbasanin, çdo gol i pësuar ose shënuar nuk ka rëndësi, por fokusi kryesor është marrja e pikëve dhe dhënia e maksimumit në çdo ndeshje.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Elbasani në qendër të fushatës “Mbrojtja Civile në Turne 2025”!

Në Ditën Ndërkombëtare për Reduktimin e Riskut nga Fatkeqësitë,...

Kur monopatinat bëhen më të rrezikshme se korrupsioni

Nga Lutfi Dervishi Monopatinat, rreziku kombëtar numër 1 Ministrja Diella, pas...

Gjermania e pathyeshme, Franca ndalet në Islandë

Përveç ndeshjes së Kosovës, mbrëmjen e kësaj të hëne...