Ish-deputetja e PD e emëruar Drejtoreshë Spitali, zbulohen lidhjet familjare të Zheni Gjergji me PS-në

Ish- deputetja e Partisë Demokratike dhe ish-kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë në Kuvend, Zheni Gjergji është emëruar Drejtoreshë e Spitalit në Elbasan.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë mjekja në rrjetin e saj social Facebook ku shprehet se nuk ishte nje zgjedhje e lehtë politike, por një vendim thellësisht profesional dhe njerëzor.
Por duket se përveç një vendimi profesional dhe njerëzor ish deputetes së PD-së i kanë bërë “qokën” familjarë të saj të ngushtë në radhët e deputetëve të PS-së në Elbasan.

Teksa ndarja e posteve të drejtorëve rajonalë ka marrë të gjithë vëmendjen paszgjedhore në qarqe, dhe karakterizohet nga një “luftë” e brendshme, duket se shumë e thjeshtë ishte zgjedhja e zonjës Gjergji në krye të Spitalit Rajonal të Elbasanit.
Në këtë mënyrë drejtuesi politik i socialistëve në Elbasan, Arbjan Mazniku ka preferuar një doktoreshe demokrate, ndërkohë që në listën e kandidatëve të PS-së për deputetë, gjenden dy doktorë të cilët ende nuk janë punësuar.
Bëhet fjalë për mjeken dermatologe Desantila Tahiraj dhe mjekun Florenc Spaho. Të dy nuk mundën të dalin nga lista e hapur e Partisë Socialiste në 11 Maj.
Emërimi i zonjës Gjergji në drejtimin e Spitalit Rajonal të Elbasanit është deri tani emërimi i vetëm i drejtorëve rajonalë në këtë qark teksa ende priten lëvizjet e radhës.
Posti i Drejtorit të Spitalit Rajonal të Elbasanit mbeti vakant pasi Agron Gaxho u zgjodh deputet.
Po ashtu mbetet i komanduar drejtori i Kadastrës në po këtë qark, post të cilin deri para 11 majit e mbante Adi Qose i cili gjithashtu u zgjodh deputet.
Me vendimin për t’u emëruar Drejtoreshë e Spitalit, ish deputetja demokrate dhe ish- kryetare e Komisionit të Shëndetësisë ku i ka bërë oponencën ministrave socialistë, duket se nuk është menduar dy herë për ti thënë “po” ofertës për të drejtuar një tjetër institucion shëndetësor, këtë herë duke e marrë postin me firmën e socialistëve.    Top Channel

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Rasti Fatos Nano, kur etika e raportimit humbet para “skupit”

  Nga Shpëtim Luku ​Rasti klasik i gazetarisë, që shpesh citohet...

Gonxhja: Së shpejti nis programi i rijetësimit të 100 kullave historike në 14 bashki

60 vjet më parë u themelua Instituti i Monumenteve...

Mbi 654 mijë pasagjerë udhëtuan përmes portit të Durrësit në 9 muaj

Porti i Durrësit ka regjistruar rritje të fluksit të...

Dosja “Toyota Yaris”, Gjykata e Lartë merr vendimin për 3.4 milionë eurot e konfiskuara

Gjykata e Lartë kalon përfundimisht në llogari të shëtit...