Ish-deputeti Eduart Ndocaj festoi 50-vjetorin në Milano mes miqsh, kujtimesh dhe prezantoi autobiografinë “Jeta ime”

Një mbrëmje festive, e mbushur me emocion, reflektim dhe krenari, shënoi 50-vjetorin e lindjes së ish-deputetit dhe sipërmarrësit të njohur shqiptaro-italian Eduart Ndocaj. Aktiviteti u zhvillua në ambientet e njohura të “Ristorante Eurotaverna” në Desio, ku ishin të pranishëm figura të njohura nga politika, biznesi dhe kultura, si italiane, ashtu edhe shqiptare.

Atmosfera e ngrohtë dhe mikpritëse pasqyroi më së miri shpirtin e një njeriu që ka ditur të ndërtojë ura miqësie dhe bashkëpunimi përtej kufijve dhe kohës. “Jeta nuk është ajo që ke jetuar, por ajo që e mban mend dhe si e tregon” – ishte motoja që udhëhoqi këtë mbrëmje të veçantë, duke u kthyer në një reflektim për një jetë të jetuar me intensitet dhe pasion të jashtëzakonshëm.

Me këtë rast, z. Ndocaj prezantoi për herë të parë autobiografinë e tij “Jeta ime”, një rrëfim autentik dhe i sinqertë mbi rrugëtimin e tij jetësor: nga një i ri shqiptar që sfidoi detin me gomone, në sipërmarrës të suksesshëm në Lombardi dhe më pas deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Libri shërben si testament i vlerave që ai ka mbajtur gjallë ndër vite – guximi, përkushtimi, ndershmëria dhe dashuria për vendlindjen.

Ndjehem i nderuar për miqësinë që ndaj prej vitesh me Eduartin dhe për besimin që më dha për të qenë pjesë e këtij projekti të rëndësishëm letrar,” – u shpreh Alban Daci, një prej bashkëpunëtorëve të tij të afërt, gjatë fjalës në event.

Festa nuk ishte vetëm një shënim i një jubileu personal, por edhe një dëshmi e një rruge të mbushur me sfida dhe arritje, me përkushtim ndaj familjes, komunitetit dhe idealit për të qenë gjithmonë në shërbim të të tjerëve. Eduart Ndocaj mbetet një figurë e dashur për shqiptarët në Itali dhe një zë i fortë i diasporës, i lidhur fort me rrënjët dhe origjinën.

Urimet dhe përshëndetjet e shumta nga të ftuarit, miqtë dhe bashkëpunëtorët e bënë këtë mbrëmje edhe më të veçantë, duke e kthyer në një festë ku përjetimet personale u ndanë publikisht si dëshmi suksesi dhe shprese.

Gëzuar 50-vjetorin, Eduart Ndocaj!

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME