Irani ngre alarmin për tregtinë botërore, në shënjestër korridoret detare

Irani ka lëshuar një paralajmërim të fortë për ndërprerje të mundshme të korridoreve kryesore të energjisë detare, duke theksuar se rrugët strategjike të transportit mund të vihen në rrezik nëse përshkallëzohen tensionet me SHBA-në dhe Izraelin.

Këshilltari i Udhëheqësit Suprem Ali Khamenei, Ali Akbar Velayati, deklaroi se një hap i gabuar nga Shtetet e Bashkuara ose Izraeli mund të prishë seriozisht rrjedhat globale të energjisë dhe tregtinë ndërkombëtare.
Sipas Press TV, ai theksoi se korridoret detare përtej Ngushtica e Hormuzit janë jetike, ndërsa shtoi se edhe Ngushtica Bab el-Mandab ka të njëjtën rëndësi strategjike për “boshtin e rezistencës”.

Deklarata vjen në një kohë tensionesh të larta, pasi presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi masa të ashpra ndaj Iranit nëse nuk sigurohet kalimi i lirë në Ngushticën e Hormuzit.
Ngushtica Bab el-Mandab, pranë brigjeve të Jemenit, lidh Detin e Kuq me Gjirin e Adenit dhe përbën një nga rrugët më të rëndësishme për tregtinë drejt Kanalit të Suezit. Rebelët Huthi, të konsideruar aleatë të Teheranit, kanë paralajmëruar më herët se mund të godasin këtë korridor detar, duke rritur shqetësimet për tregtinë globale.
Sulmet e tyre ndaj anijeve në Detin e Kuq gjatë konfliktit në Gaza kanë shkaktuar tashmë ndërprerje të konsiderueshme në qarkullimin ndërkombëtar të mallrave.
Ndërkohë, Marina e Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike njoftoi se po përgatitet për një “rend të ri” në Gjirin Persik. Në një deklaratë zyrtare thuhet se Ngushtica e Hormuzit nuk do të kthehet më në gjendjen e saj të mëparshme, veçanërisht në raport me SHBA-në dhe Izraelin.
Ngushtica e Hormuzit mbetet një nga korridoret më të rëndësishme energjetike në botë, pasi një pjesë e madhe e eksporteve globale të naftës dhe gazit kalojnë përmes saj, duke e bërë rajonin kyç për sigurinë energjetike ndërkombëtare.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Kriza e fshehur nis tani

  Nga Klevis Elezi ,Politolog Rritja e çmimeve të naftës nuk...

Mediat: SHBA-ja dhe Irani diskutojnë për armëpushimin 45-ditor, shanse të vogla për marrëveshje brenda 48 orëve

Negociatat prapa skenave për një armëpushim të mundshëm 45-ditor...

Historia si art, një përvojë ndryshe në shkollën artistike “Onufri”

Historia mori jetë në klasat e 10-ta të shkollës...