Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi në konferencën për shtyp në Shtëpinë e Bardhë se Irani mund të shkatërrohet brenda një nate dhe shtoi se ajo natë mund të jetë mbrëmja e së martës.
“I gjithë vendi mund të nxirret jashtë loje brenda një nate dhe ajo natë mund të jetë nesër në mbrëmje”, tha presidenti.
Trump ka paralajmëruar vazhdimisht se SHBA-të mund të godasin termocentralet, urat dhe infrastrukturën tjetër në Iran nëse Teherani nuk arrin të arrijë një marrëveshje ose të rihapë Ngushticën e Hormuzit, një rrugë kyçe nafte.
Më pas, ai u rikthye sërish operacionit për shpëtimin e pilotëve, duke theksuar se në operacionin e dytë, një person, duke iu referuar një gazetari nxorri informacion se njëri prej pilotëve amerikanë është zhdukur, duke shtuar se në këtë mënyrë vuri në rrezik jetën e tij pasi Irani nisi ta kërkonte.
Sipas presidentit, ai duhet të shkojë në burg sepse cenoi sigurinë kombëtare.
“Dikush nxori informacionin. Urojmë ta gjejmë se kush e nxori. Ata nuk e dinin se dikush kishte humbur, dikush e tha këtë gjë. Donim ta dinim se cila media e bëri sepse kjo ndikon në sigurinë tonë kombëtare dhe doja që ai që e ka bërë këtë gjë të përfundojë në burg pasi cenoi sigurinë kombëtare. Dikush po luftonte për jetën dhe kjo e bëri më të vështirë operacionin pas rrjedhjes së informacionit sepse Irani nisi të kërkonte pilotin tonë”, u shpreh Trump.

