Investimet e FSHF, punimet për kompleksin “Shefqet Lamçja” në Elbasan drejt fundit

Punimet për rikonstruksionin e fushës me bar natyral në Kompleksin Sportiv “Shefqet Lamçja” po shkojnë drejt fazës përmbyllëse. Tashmë ka përfunduar ndërtimi i bazamentit si edhe janë realizuar punimet për sistemin modern të drenazhimit, depos së ujit dhe sistemin e vaditjes.

Muaji mars konsiderohet periudha më e përshtatshme për hedhjen e farës dhe mbjelljen e barit natyral, çka do t’i japë fushës formën përfundimtare. Paralelisht me rikonstruksionin e fushës, Bashkia Elbasan ka investuar në përmirësimin e ambienteve të kompleksit, përfshirë dhomat e zhveshjes, të cilat tashmë ofrojnë kushte më funksionale dhe bashkëkohore për sportistët.
Ky investim është pjesë e një strategjie më të gjerë të zhvillimit të infrastrukturës sportive në vend, ku po punohet njëkohësisht në disa terrene futbolli, si në ndërtimin e impianteve të reja ashtu edhe në modernizimin e atyre ekzistuese. Qëllimi është krijimi i kushteve sa më cilësore për futbollistët dhe zhvillimin e mëtejshëm të futbollit shqiptar.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të hënë

Ditën e Hënë vendi ynë do të ndikohet nga...

Horoskopi për ditën e sotme, 6 prill 2026

Dashi Çfarë dite për të qenë në kulmin e lojës...