Nga Avokate Sonila Rrahmani Emini
Si njohëse e ligjit pranoj se të drejtat njerëzore janë universale ato nuk kanë ngjyrë, gjini apo orientim me imponim (njerëzit ta jetojnë jetën e tyre si ndjehen brenda grupeve të tyre).
Por kur një kategori e caktuar mbrohet me programe të posaçme, buxhete të dedikuara dhe propagandë institucionale, lind pyetja thelbësore:
Një sekond , po mbrojmë barazinë, apo po ndërtojmë një sistem privilegjesh të reja nën petkun e barazisë?
Sipas raportit global të Global Philanthropy Project, në vitet e fundit janë shpërndarë mbi 900 milionë dollarë fonde ndërkombëtare për programet LGBTI+ praktikisht rreth 1/4 e fondeve totale që shkojnë për politikat e “barazisë sociale” në botë.
Një shumë kolosale, në një kohë kur qindra miliona njerëz ende përballen me mungesë strehimi, arsimimi dhe ushqimi bazë.
Edhe në Shqipëri nga viti 2012 e në vijim, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë nisi bashkëpunime me shoqatat për hartimin e Strategjisë Kombëtare për Barazinë Gjinore dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi (2016–2020), ku u përfshinë objektiva konkrete për LGBTI+.
Sipas një raporti ekonomik në vitin 2015, për produktin e “monitorimit të masave për personat me orientim të ndryshëm seksual”, ishin parashikuar 27.9 milionë lekë. Për vitin 2016 ishin 24.9 milionë lekë, dhe për vitin 2017 rreth 32.6 milionë lekë.
Për buxhetin që përfshin politika të ndjeshme gjinore (“gender responsive budgeting”), në vitin 2024 thuhet se qeveria parashikon rreth 10 % të shpenzimeve publike t’u dedikohen këtyre politikave.
Pra një rritje frikshëm PROGRESIVE.
Shoh disa intelektualë që komentojnë ndoshta dhe me të drejtë , “ shqiptarët në vënd të irritohen për varfërinë e problemet , diskutojnë ligjin e barazisë gjinore” . Po bukën e shqiptarëve po marrin në fund të fundit . Se po ja japin banesat sociale “ bashkitë “ këtij grupi më tepër se shtresave në nevojë.
Pse duhet që taksapaguesit shqiptarë të financojnë politika për një grup të caktuar, si komuniteti LGBTI+? Ka ndonjë dobi ?!
Në emër të përfshirjes, disa institucione po krijojnë kuota, projekte dhe përparësi të veçanta për persona LGBTI+, që në praktikë funksionojnë si privilegje ligjore.
Kjo do jetë dështim pasi perceptim i padrejtësisë ndaj grupeve të tjera dhe minimi i parimit të barazisë reale para ligjit do thellohet kundrejt këtyre “ viktimave “ . Përtej kësaj kjo do sjellë ndarje shoqërore dhe rëndim të debatit publik, sepse çdo kritikë etiketohet si “urrejtje”, edhe kur është thjesht mendim ndryshe.
Kur një politikë përqendrohet te orientimi apo identiteti, dhe jo te njeriu si qenie njerëzore, them se ka humbur thelbin etik të të drejtave të njeriut.
Kjo bën që shoqëria të fillojë të kategorizojë individët sipas identitetit, jo sipas personalitetit apo meritës.
Pra me pak fjalë , çështje privilegjesh !

