Infantino i dhuron Trump-it biletën simbolike të finales së Botërorit 2026

Radha 1, karrigia 1, bileta nr. 45/47 – kjo është bileta e parë simbolike e finales së Kupës së Botës 2026, të cilën kreu i FIFA-s Gianni Infantino ia dhuroi presidentit amerikan Donald Trump. Finalja do të luhet më 19 korrik 2026 në SHBA, me ndeshje të tjera që do të zhvillohen edhe në Kanada dhe Meksikë.

Infantino i solli Trump-it edhe trofeun legjendar të Botërorit, duke e ftuar ta mbante në dorë. “A mund ta mbaj?”, pyeti Trump me entuziazëm, duke vlerësuar se kupa do t’i shkonte për shtat dekorit të Zyrës Ovale, të stolisur me elemente të arta.

“Është vetëm për fituesit, por meqë ju jeni një fitues, mund ta prekni gjithashtu”, u shpreh Infantino. “Është një copë e bukur ari”, komentoi Trump, i cili ka në zyrën e tij edhe një trofe të Kupës së Botës për Klube.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Rama: Shqipëria hapi dyert për afganët kur të tjerët i mbyllën

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot, në Ditën Ndërkombëtare të...

Nuk i kemi mundur kurrë dhe i kemi shënuar vetëm një herë, ja historiku i ndeshjeve të Shqipërisë me Holandën

Nëse Shqipëria do të kualifikohet në Botërorin 2026, atëherë...

Njihuni me shortin e plotë të Botërorit, kush konsiderohet grup “ferri”

Në Washington u hodh shorti i Botërorit, ku u...